Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
39 °
Mër
40 °
Enj
33 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kushtetuesja nuk heq herësin zgjedhor, zbardhet vendimi i arsyetuar: Masa e herësit është e madhe, s’është respektuar proporcionaliteti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në datë 30 qershor Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Astrit Patozit dhe Myslim Murrizit, duke shfuqizuar nenin e Kodit Zgjedhor, që parashikon ndarjen e mandateve me thyerjen e herësit.

Ata kërkuan heqjen e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Elektoral, por përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Mirëpo sot është publikuar vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese, ku vëret se nuk është hequr herësi zgjedhor. Pra ndryshe nga siç u interpretua, Kushtetuesja nuk e ka shfuqizuar tërësisht herësin por ka konsideruar si antikushtetues masën e tij.

Gjykata thotë se në përcaktimin e herësit nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, në respektim të së drejtës për të zgjedhur dhe parimit të barazisë së votës. Në vendimin e arsyetuar nga Kushtetuesja iu është dhënë mundësia ligjvënësve për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas këtij vendimi, kandidatit nuk do t’i duhen më 10 mijë vota për të thyer herësin, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese sqaron se do të vendoset një prag i ri. Mes të tjerash në këtë vendim sqarohet se nuk përmbushet kriteri i proporcionalitetit.

E drejta e votës parapëlqyese të zgjedhësve, e parashikuar në nenin 64, pika 3, të Kushtetutës, nuk mund të interpretohet se vlen vetëm për të shprehur preferencat e tyre, por ndikon duke sjellë një kufizim në shpërndarjen e mandateve.

Për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese ka votuar kundër gjyqtari Altin Binaj i cili në argumentimin e tij thotë se në këtë çështje, kriteri i proporcionalitetit nuk rezulton i cenuar dhe prandaj duhet të ishte vendosur rrëzimi i kërkesës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë

spot_img
spot_img