Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
27 %
1.5kmh
0 %
Enj
31 °
Pre
30 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Kusht për negociatat, Hajdari: Gjermanët kanë kërkuar të ndëshkohen figura të larta politike

spot_img

Lajme të ngjashëm

c11c35b5eff3a32501bec1521f209531

Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në rubrikën “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori ka deklaruar se një nga kushtet për çeljen e negociatave do të jetë ndëshkimi i të gjithë politikanëve të korruptuar dhe që kanë vjedhur vota.

Sipas Hajdarit, do ketë ndjekje penale dhe hetim të mëtejshëm në lidhje me këta persona.

Pjesë e intervistës:

Mirela Milori: Do vendosen kushte për çeljen e negociatave për figura të rëndësishme do të kërkohet ndjekje penale? Në takimet që keni pasur ky ka qenë konteksti?

Rudina Hajdari: Kanë kërkuar që të ketë ndjekje penale dhe ndëshkim të figurave në nivel më të lartë politik, jo vetëm në nivelet e mesme të administratës shtetërore.

Mirela Milori: Çfarë kuptoni me nivel të lartë politik?

Rudina Hajdari: Në funksionet më të larta.

Mirela Milori: Ministra?

Rudina Hajdari: Kjo është një gjë për t’u parë. Nëse rezultojnë të tillë persona të cilët kanë një precedent penal, atëherë patjetër që do ketë ndjekje penale dhe hetim të mëtejshëm në lidhje me këta persona.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img