Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Kushi zbardh takimin me pedagogët: Do të vazhdojmë dialogun për pagat  në bazë të performancës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me pedagogët, ku u diskutua kërkesa e tyre mbi rritjen e pagës dhe financimit të kërkimit shkencor.

Përmes një  postimi në facebook, ajo thotë se do të vazhdojë dialogu mes dy palëve, për sa i përket rritjes së pagave të pedagogëve, me synimin që kjo rritje të lidhet edhe me performancën e universiteteve.

Reagimi i ministres Evis Kushi:

Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre.

Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:

– mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

– rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;

– rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;

– rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;

– si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.

Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës.

Më shumë


spot_img









spot_img