Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Kushi thirrje studentëve dhe pedagogëve: Vaksinohuni që të riktheheni në auditore më 11 Tetor, zgjidhja më e mirë për të gjithë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi përmes një video-mesazhi u ka bërë thrrrje studentëve dhe pedagogëve që të vaksinohen në mënyrë që të rikthehen në auditoret e universiteteve më 11 Tetor.

Kushi thotë se studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë për të zhvilluar jetën universitare pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit

Nëse dje, mbyllja e auditorëve ishte një emergjencë shëndetësore, sot hapja e tyre është po aq e rëndësishme dhe e domosdoshme. Prandaj, për të arritur këtë, dua t’ju rikujtoj edhe njëherë vendimin e ekspertëve të shëndetësisë që të gjithë studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë për të zhvilluar jetën universitare pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit. Dhe natyrisht, duke respektuar të gjitha protokollet e miratuara shëndetësore. Testi periodik i PCR mund të jetë një opsion i pranueshëm, por unë ju rekomandoj me shumë këmbëngulje vaksinimin si zgjidhjen më të mirë për të gjithë ne, duke u bazuar edhe në rezultatet e shkencës, por edhe në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara”, tha ministrja Kushi.

Në përmbyllje të mesazhit, ministrja Kushi shpreh besimin se studentët e pedagogët ende të pavaksinuar, do të përmbushin shumë shpejt e me sukses këtë përgjegjësi për një të ardhme më të mirë e më të sigurt.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img