Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kushi takohet me rektorët në Budapest: Shkëmbyem ide dhe përvoja për rritjen e cilësisë së arsimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim me profesor Béla Merkely, Rektorin e Universitetit Semmelëeis dhe András Lánczi, Rektor i Corvinus University, në Budapest të Hungarisë.

Në këtë takim Kushi dhe rektorërt kanë shkëmbyem ide dhe përvoja me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

 Ajo u shpreh se rektorët e Dudapestit shprehën interes për të thelluar bashkëpunimin që ekziston prej vitesh midis Hungarisë dhe Shqipërisë në fushën e arsimit.

Ministrja thotë se në shkurt të këtij viti nënshkruan me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë një memorandum mirëkuptimi për programin e bursave të Hungarisë për studentët shqiptarë.

“Një nga objektivat më madhorë për mandatin e ri qeverisës është rritja e cilësisë në arsimin e lartë dhe hapja e dyerve të universiteteve tona për univeristetet prestiogjoze europiane, në mënyrë që studentët tanë të kenë diploma me vlerë, diploma që njihen edhe në vende të tjera të BE. Në këtë kuadër të këtij objektivi madhor ne jemi duke zhvilluar takime në vende të ndryshme të Europës, jemi duke takuar ministra arsimi, rektore universitetesh për ta konkretizuar sa më shpejt kët objektiv tonin. Në këtë kuadër ishte edhe takimi ynë i sotëm me dy rektorët e dy universiteteve këtu në Budapest, të cilët shprehën interes për të thelluar bashkëpunimin që ekziston prej vitesh midis Hungarisë dhe Shqipërisë në fushën e arsimit.

Madje mund t’iu them se në shkurt të këtij viti bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë në nënshkruam një memorandum mirëkuptimi për programin e bursave të Hungarisë për studentët shqiptarë. Që prej 2016 në Hungari vijnë 20 studentë shqiptarë për programet bachelor, master etj. Takimi ishte i frytshëm dhe rektorët janë të ftuar dhe së shpejti do të vijnë në Shqipëri në mënyrë që ët gjitha këto që ne sot biseduam në parim, ti konkretizojmë sa më shpejt”, u  shpreh Kushi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img