Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kushi: Po bashkëpunojmë më universitete më të mira në botë për përmirësimin e arsimit të lartë

Shkruar nga Newsbomb
Kushi: Po bashkëpunojmë më universitete më të mira

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka thënë se për të përmirësuar cilësinë e Arsimit të Lartë po bashkëpunohet me universitetet e huaja më prestigjioze në botë për të pasur marrëdhënie jo vetëm në aspektet universitare, por edhe akademike.

Kushi bëri me dije se ministria jonë ështe duke bashkëpunuar me universitetet në Vjenë, në Itali dhe në Janinë.

"Bashkëpunim i ngushtë me universitete prestigjioze në botë për përmirësimin e arsimit të lartë. Iniciativa bashkëpunimi me universitetet në Vjenë, në Itali, në Janinë dhe jemi duke punuar intensivisht për të krijuar këto partneritete bashkëpunimi dhe universiteti teknik i Stambollit. Bashkëpunimi do të jetë në të gjitha aspektet universitare dhe akademike, thekson ngritjen e bordit e ri të akreditimit ku janë përfshirë profesorë shqiptarë dhe të huaja që punojnë në universitete e më të mira europiane dhe amerikane", tha Kushi gjatë seancës plenarë ditën e sotme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.