Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Kushëriri vrau ish-kryetarin e komunës për një copë druri, Gjykata e dënon me burgim të përjetshëm por përfiton ulje dënimi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Kavajës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Kavajës dhe ka dënuar me burgim të përjetshem të pandehurin Qamil Çelhaka, i akuzuar për vrasjen me sopatë të shtetasit Fatmir Çelhaka, si edhe për vrasjen e mbetur ne tentative, duke lënë plagosur rëndë shtetasin Yllson Isufi. Ngjarja ka ndodhur ne 2 Dhjetor 2016 dhe konflikti mes personave ka nisur për prerjen e një druri.

albsig

Gjate shqyrtimit gjyqesor, gjykata pranoi kerkesen e te pandehurit per gjykim te shkurtuar dhe, ne keto kushte, ai përfiton uljen me 1/3 e denimit, duke u shpallur fajtor dhe dënuar perfundimisht me 35 vjet burgim.

Në baze të veprimeve proceduriale te Prokurorisë së Kavajës, rezulton se:

Me dt.06.12.2016, në fshatin Çikallesh shtetasi Qamil Çelhaka, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sopatë shtetasin Fatmir Çelhaka i cili për pasojë ka gjetur vdekjen nga dëmtimet e mara.  Gsjithashtu shtetasi Qamil Çelhaka ka goditur me sopatë edhe shtetasin Yllson Isufi i cili është dërguar menjëherë pas ngjarjes në spitalin e traumës në QSUT në gjëndje të rëndë.

Kështu nga tërësia e materialit hetimor të administruar në fashikull rezulton se në dt.06.12.2016, rreth orëve të para të mëngjesit viktima Fatmir Çelhaka së bashku me shtetasit Çlirim Nasufi dhe Yllson Isufi, (punetore) kanë shkuar në fshatin Çikallesh, ku viktima Fatmir kishte shtëpinë e vjetër dhe tokat e tij të cilat kufizohen me shtëpinë e të pandehurit Qamil Çelhaka. Konkretisht viktima Fatmir i kishte marë shtetasit Çlirim Nasufi dhe Yllson Isufi që ta ndihmonin për të prerë disa drynj tek tokat e tij në fshatin Çikallesh.  Kështu rreth orës 08:00, i pandehuri Qamil ka dalë nga shtëpia dhe ka parë të ndjerin Fatmir Çelhaka pasi pretendonte se drurët dhe konkertisht një dru i llojit qarr, që po pritej nga i ndjeri dhe personat e tjerë në ndihmë të tij, ishte i tiji, në tokën e tij. Në këtë kohë i pandehuri Qamil ka filluar të debatojë me viktimën Fatmir duek i kërkuar që të mos e presin  drurin e llojit qarr sepse ishte në tokën e tij. Pas kësaj duke qënë se viktima Fatmir nuk ka pranuar dhe ka vijuar punën, i pandehuri Qamil Çelhaka ka marë një sopatë dhe ka goditur në kokë viktimën Fatmir Çelhaka dhe fill më pas duke vijuar veprimet e tij kriminale ka goditur me sopatë edhe shtetasin Yllson Isufi i cili ishte pranë shtetasit Fatmir dhe kishte ndërhyrë për t’i ndarë. Menjëherë pas përfundimit të veprimit kriminal autori Qamil Çelhaka është larguar nga vendi i krimit ku është mëndësuar më pas gjetja e tij, nëpërmjet metodave të kërkimit, përgjimit. Shtetasit Fatmir Çelhaka dhe Yllson Nasufi janë dërguar menjëherë në spitalin e Kavajës fillimisht, ku shtetasi Fatmir Çelhaka ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi Yllson Isufi është dërguar në spitalin e traumës Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësorë. 

Në cilësinë e provës materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar edhe sopata, pra mjeti me të cilin i pandehuri Qamil Çelhaka ka kryer krimin.

Në dt.27.12.2016, është vendosur kryerja e ekspertimit psikiatriko-ligjor për personin nën hetim Qamil Çelhaka dhe nga akti i ekspertimit nr.69, dt.27.02.2017 ka rezultuar se:

Shtetasi Qamil Çelhaka rezulton se nuk plotëson kriteret për sëmundje të shëndetit mendor. Në asnjë rast shtetasi Qamil Çelhaka nuk është udhëhequr nga elementë të psikozës apo të mos ketë kuptuar veprimin që kryen dhe pasojat që rrjedhin prej tij, duke qënë në këtë mënyrë i përgjegjshëm para ligjit.

Sa më lart, nga tërësia e materialeve të administruara në fashikull, veprimet e kryera, provat e administruara, etj, rezulton tërësisht e provuar se i pandehuri Qamil Çelhaka ka konsumuar tërësisht veprën penale të ‘Vrasjes në rrethana të tjerë cilësuese’, ndaj shtetasit Fatmir Çelhaka dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit Yllson Isufi,  të parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img