Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kushërinjtë grabisin karburantin në Krujë, arrestohen 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar 2 persona në Krujë, pasi nën kërcënimin e një arme zjarri kanë marrë një sasi vlere monetare në një pikë karburanti dhe janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, tek Ura e Gjolës, Arrameras, Fushë Krujë.

Në pranga kanë rënë Skënder Çangu, 30 vjeç, banues në Nikël, Krujë, Zenun Çangu, 17 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 17 vjeç, banues në Fshatin Verjon, Krujë, kushërinj me njëri-tjetrin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjola”.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me armë në një pikë karburanti në Krujë.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë, mjeti dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.

Në orët e para të mëngjesit, tek Ura e Gjolës, Arrameras, Fushë Krujë, persona të maskuar dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri kanë marrë një sasi vlere monetare në një pikë karburanti dhe janë larguar.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat kanë çuar në zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Bazuar mbi provat e siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Gjola”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. Ç., 30 vjeç, banues në Nikël, Krujë, Z. Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 17 vjeç, banues në Fshatin Verjon, Krujë (kushërinj me njëri-tjetrin).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img