Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

“Kush shkel në dërrasë të kalbur do përballet me ligjin”, Rama me paralajmërim: Marrëdhëniet me publikun s’mund të jetë opsionale, lini çdo gjë kur një qytetar ndodhet…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm


Edi Rama, është duke iu lexuar aktualisht ministrave Kodin e Etikës të Kryeministrisë dhe Ministrive. Ai u ka dhënë disa këshilla ministrave duke thënë se s’duhet të shpërqëndrohen nga sulmet dhe thashethemet.

Kryeministri ka thënë se ‘sduhet të ketë shkelje të etikës së marrdhëniet me qytetarët. Kreu i qeverisë tha se duhet të marrin sa më shumë bekime me zgjidhjen e halleve të qytetarëve dhe jo mallkime.

Ai ndër të tjera ka paralajmëruar se kushdo që shkel në “dërrasë të kalbur” do përballet me ligjin.

“Kjo vlen edhe për dyshmen ku shkel. Dyshemeja e kësaj qeverie është Ligji, jashtë perimetrit të saj ka vetëm pasarela dërrasash të kalbura. Kush shkel në dërras të kalbur punën e ka me organet ligjëzbatuese. Jo me mua dhe jo me qeverinë. Kjo është porosia ime.

Doju mbështes pa kursim në përpjekjet për arritjen e objektivivave, do ju mbroj e mbështes por s’do më keni pas as mua as PD kush do hedh një hap kundër zyrës së shtetit. Nga fjalët e akuzat nuk do shpëtoni kurrë, nëse do punoni fort duhet të mësoheni me këtë, mundi e puna janë ato që vlejnë që mbeten. Përqëndrohuni në punë, jo në agresionet e padrejta. Sa më shumë të përpiqeni aq më shumë do të goditeni” tha Rama.

Punoni pa u lodhje dhe pa bërë hile. Mos u shpërqëndoni nga sulmet e padrejta dhe thashethemet. Dhe e fundit është etika e marrdhënies me qytetarët.

Nuk më intereson asnjë reformë, asnjë investim, asnjë rrugë dhe nuk do pranoj asnjë justifikim para cilësisë së marrëdhënieve të kësaj qeverie me çdo njeri që troket në derën tonë për të zgjidhur një hall. Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes.

Vendimi i parë i kësaj qeverie është që kjo platformë të kthehet në ligj. Do çohet në kuvend. Një gjë është me rëndësi të thuhet. Marrëdhëniet me publikun nuk mund të jetë opsionale. Duhet të lini çdo gjë kur një qytetar ndodhet pa adresë për shkak të zinxhirit të varësisë suaj që nuk e përfill. Duhet të silleni sikur qytetari të ishte babai juaj, nëna juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka. Nuk ka shkop magjik për funksionimin e të gjithë institucioneve sepse kjo do kërkojë kohën e vet.

Nga gropa e zezë e institucioneve me tym qoftesh nuk kemi bërë pak por nuk mund të bënim gjithçka. Sepse bota ka ndërtuar me shekuj dhe nuk i ka shembujt e shkatërruar. Ne këtu dhe ju këtu mund të rrini me shkop në kokë shefave, përgjegjësve. Do lutesha ta lexoni vetë ligin e ri të bashkëqeverisjes. Ta konsideroni libër të shërbimeve ndaj publikut”, tha Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img