Hapësire reklamuese

Rajoni

Kush s'është i vaksinuar kundër Covid pezullohet nga puna, mjekët e infermierët dalin në protestë

Shkruar nga Newsbomb
Kush s'është i vaksinuar kundër Covid pezullohet nga puna,

Nga sot në Greqi kush nuk është i vaksinuar nuk mund të vijojë punë në spital. Në lidhje me pezullimin nga puna të mjekëve dhe infermierëve ka pasur reagime të shumta.

Sipas të dhënave më të fundit, rreth 10,000 punonjës shëndetësorë janë ende të pavaksinuar. Por siç parashikon ligji për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë, punëtorët e pavaksinuar do të përjashtohen nga puna e tyre si për mbrojtjen e tyre ashtu edhe për atë të pacientëve që trajtojnë.

Stafi mjeksor ditën e sotme në të gjithë spitalet e vendit në Greqi janë ngritur në protestë, si ata të vaksinuar dhe ata të pavaksinuar.

“Ne dhamë më të mirën gjatë kësaj kohe, ndërsa ata tani po na sulmojnë” tha një mjeke.

Ata kërkojnë që mjekët që nuk janë vaksinuar të mos pezullohen nga puna.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll