Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
8 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kush rreh gruan dëbohet menjëherë nga shtëpia, miratohet ligji i ri në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0933d6baa0125dfc52322998d23ebad9

Ndryshimet në ligj për masat kundër dhunës në familje parashikojnë se burrat që dhunojnë gratë do të dëbohen menjëherë nga banesa e tyre.

Ky ligj do të hyjë në fuqi që nga data 18 nëntor e vitit 2020. Gjykata, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e dhunuesit nga banesa për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Gjykata, kur është rasti, në vendosjen e kësaj mase merr në konsideratë nevojat e veçanta të dhunuesit të mitur, të moshuar ose personit me aftësi të kufizuar dhe në këto raste urdhri i largimit nga banesa vendoset vetëm kur asnjë masë tjetër nuk garanton mbrojtjen e viktimës nga dhuna.

Sipas ligjit të mëparshëm, burrat qëndronin në banesë deri në vendimin e gjykatës, kohë në të cilën vijonte sërish dhuna.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që në urdhrin e mbrojtjes, të lëshuar me vendim gjykate, dhunuesi detyrohet të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale ose në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private.

ligji_1.png

ligji_2.png

ligji_3.png

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img