Hapësire reklamuese

Showbiz

Kush pritet të fitojë çmimin e madh të "Kënga Magjike"? Këngëtarët rrëfejnë në fshehtësi për kë kanë votuar

Shkruar nga Newsbomb

Sonte është finalja e  madhe e “Këngës Magjike” në Pallatin e Kongreseve. Në skenë janë ngjitur shumë artistë të njohur dhe të talentur shqiptarë. Edhe pse vota është e fshehtë shumë nga këngëtarët kanë rrëfyer për “Bluetooth’ për kë kanë votuar.

Edhe pse nuk kanë dashur të prononcohen zyrtarisht apo të rrëfejnë pikët e tyre, të shumtë kanë qenë ata që kanë pohuar se Rozana Radi me “Ma thuaj ti” është pretendentja kryesore për ta fituar këtë çmim dhe nuk ka konkurrencë, duke e cilësuar si më lart se të gjithë të tjerët. Bëhet me dije se votat për Rozin kanë qenë të shumta nga kolegët, të cilët janë shprehur se nuk e kanë pasur aspak të vështirë votimin për këtë vit. “Ma thuaj ti” pritet të fitojë më shumë se sa një çmim këtë edicion.

“Bluetooth” ka kontaktuar me Rozana Radin për ta pyetur nëse e pret fitoren këtë vit, duke qenë më e vlerësuara nga kolegët. Këngëtarja nuk ka harruar të thotë se këtë vit ka pasur shumë këngë të bukura dhe se realisht nuk e pret fitoren: “Jo, nuk e pres fitoren, këtë vit ka pasur shumë këngë të bukura”, -është shprehur këngëtarja. Një tjetër performancë që ka habitur këtë edicion të festivalit ka qenë ajo e këngëtares Arilena Ara, e cila ka ardhur me baladën e saj, “Nëntori”. Momentalisht, Arilena është edhe kënga më e klikuar në “You Tube” me më shumë se  3,5 milionë klikime.

Pas Arilenës, edhe Bruno me Artjola Toskën me “Mirmëngjes dashni” është një këngë mjaft e klikuar, ndaj pritet që edhe ajo të shpërblehet me të paktën një çmim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu