Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Kush përdor urbanin të zgjohet më herët’, Rakacolli justifikohet: U shpreha gabim, qytetarët të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën

Shkruar nga Newsbomb
Mira Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, foli për situatën pandemike në vendin tonë dhe respektimin e rregullave anti-Covid-19.

Rakacolli ngriti shqetësimin përsa i përket mbingarkesës në urban, ku tha se njerërzit duhet të respektojnë masat në autobus.

Ndonëse pak ditë më parë, Zv.ministrja Rakacolli tha se kush udhëton me urban duhet të zgjohet me herët për të shmangur mbipopullimin, kësaj here sqaroi se ishte shprehur gabim, teksa bëri thirrje për mbajtjen e maskës dhe distancës edhe në urban.

“Është e vërtetë që urbanët janë të ngarkuar dhe ne do të bëjmë atë punën tonë, edhe njerëzit duhet të mbrohen. Gabimi ka qenë i imi në shprehje. Maskat dhe distanca duhet respektuar në autobuz. Në një pjesë të mirë të rasteve kjo nuk zbatohet, por një pjesë zbatohet sepse kemi parë edhe kontrolle të shumta. Natyrisht që duhet një presion dhe një kontroll më i madh i institucioneve që e kanë për detyrë këtë gjë. Kjo fillon me atë që e drejton urbanin. Penaliteti nuk e zgjidh çështjen. Qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm”, u shpreh Ministrja Rakacolli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll