Tirana
overcast clouds
12 ° C
12 °
12 °
87 %
3.6kmh
90 %
Pre
12 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
20 °
E premte, 23 Prill, 2021
spot_img

Kush nuk voton, nuk bën dashuri!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Pas më pak se tri javësh të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, të drejtë që ia jep në mënyrë të patjetërsueshme ligji themeltar i shtetit, kushtetuta, do të thirren për të ushtruar këtë të drejtë!

Është e drejta e gjithsecilit, që të shprehë vullnetin e tij të lirë në raport me qeverisjen qëndrore për katër vitet e ardhshme. Gjithashtu, çdokush ka të drejtë që të mos shprehet me votë, duke mos votuar. Duke lënë të tjerët të zgjedhin për veten e tyre, por edhe për atë vetë!

Çdokush ka të drejtë të mos votojë!

A është e ligjshme kjo? – Sigurisht.

A është e moralshme? – Ha diskutim.

A është në të mirën e përgjithshme? – Jo.

Nëse një pjesë e qytetarëve nuk votojnë, rezultati që del nuk përputhet domosdoshmërisht me vullnetin konkret të padeklaruar të gjithë qytetarëve! Praktikisht, kjo ndikon edhe në zhvlerësimin e vullnetit të atyre që votojnë!

A është në të mirën e vetë atij që nuk voton? – Jo.

Thuhet rëndom se ai që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet për mosrealizimet dhe padrejtësitë që kryen qeveria që del nga votimet e të tjerëve! Sidomos kur qeveria që ka dalë nga ato zgjedhje, nuk i pëlqen. Me këtë logjikë, një qytetar që voton nuk ka të drejtë as të kërkojë më shumë punë nga një qeveri që nuk e ka votuar, edhe nëse në vetvete e preferon atë forcë politike që ka fituar!

Si mund të jetëojë i qetë një qytetar pa të drejtën për t’u ankuar!

Si mund të jetojë një qytetar pa të drejtën për të kërkuar nga qeveria atë që mendon se është më e mira për të dhe familjen e tij?

Në fund të fundit, si mund të jetojë një qytetar i shkëputur nga qeverisja, e cila nuk shkëputet prej tij, sepse paguhet nga ai. Çdo qytetar kontribuon nga paratë e djersës dhe gjakut të tij për të mbajtur në këmbë shtetin dhe pushtetin. Si mund të pranojë ai që të mos ketë moral të kërkojë llogari nga një “entitet” që e financon vetë?!

Mua nuk më takon t’ju them votoni për këtë apo për atë parti politike, pasi kurrë nuk kam pasur përkatësi politike partiake, madje për fat të keq, asnjë preferencë për ndonjë program apo individ të caktuar! Unë kam votuar sepse kam të drejtën time të votoj! Unë kam votuar që të kem “gojë” të kërkoj dhe të ankohem. Unë kam votuar sepse nuk dua ta lë ty barrën e zgjedhjes së qeverisë që do kem për katër vite “në kurriz”. Ti mund të zgjedhësh “mirë”, por t’i mund të zgjedhësh edhe “gabim”, e unë nuk dua të mbaj në ndërgjegjen time zgjedhjen tënde! Dua të mbaj në ndërgjegjen time raportin tim të pëlqimit apo mospëlqimit me qeverinë që ka dalë nga zgjedhjet që të cilat unë kam dhënë atë që më takon, aq sa më takon! Votën time!

Miqtë e mi!

Çfarëdo arsyetimi të bëjmë, na bie më mirë të shkojmë e të votojmë!

Bashkëqytetarë! Le të lëmë mendjen që në 25 Prill të na ngrejë nga divani dhe të na çojë tek kutia e votimit. Atje le të votojmë edhe vetëm me zemër po të duam! Pak rëndësi ka kujt ia japim votën. Gjithsekush ka arsyet e tij pse i beson njërit apo tjetrit. Askush nuk duhet gjykuar për zgjedhjen e tij! E rëndësishme është që gjithsekush të kuptojë se ekzistenca e tij si anëtar i një shoqërie të qytetaruar ka kuptim vetëm nëse vullnetin e tij për qeverisje e shpreh me votë!

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

1 Koment

  1. edhe nese nuk votoj paguaj taksa e kam te drejten te flas ,te ankohem qe cke me te o zoteri .
    te tjerat jane brockulla se ne kete vend ska asnje lloj alternative ……

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img