Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton Shqipërinë!”, Manjani i bashkohet protestës së Berishës: I zoti i shpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të shqiptarëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër në orën 16:00 të dalin të protestojnë për ardhjen e presidentit Aleksandër Vuçiç në Shqipëri.

Pjesë e kësaj proteste do të jetë dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ka qenë vetë Manjani i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se nesër do të jetë në protestë jo për të protestuar kundër mysafirit, por kundër zotit të shtëpisë.

Sipas Manjanit ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm, pasi një vend që nuk njeh Kosovën nuk respekton dot as Shqipërinë.

“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.

Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.

I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve!

Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm!

Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!

Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.

Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë.

Do jem aty si qytetar, patjetër!”, shkruan ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img