Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Kush nuk ka marrë pagën e luftës, ka bërë aplikimin gabim’, Rama: Kompanitë e fuqishme kërkojnë më shumë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se disa kompani kanë ksuhte për të përballuar krizën, por kërkojnë më shumë.

Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin Soreca, ai u shpreh se Drejtoria e Përgjithshme po çon lutje me email për aplikime,  sepse një pjesë e atyre që nuk kanë marrë pagën e luftës kanë bërë aplikimet gabim.

Më tej, Rama theksoi se janë duke u përgatitur për të hapur sezonin turistik.

‘Kam dëgjuar të gjitha ankesat. Po i qendroj asaj që këtu nuk jemi në kushtet që na solli kjo situatë. Kam vënë re që kompani të cilat e dimë shumë mirë se janë likuide dhe kanë kushte për ta përballuar krizën. Janë ato që kërkojnë më shumë. Kam vënë re në media si rasti i fasonerisë, ku punonjësit u pushuan nga puna. Drejtoria e Përgjithshme po çon lutje me email për aplikime sepse një pjesë e atyre që nuk kanë marrë pagën e luftës kanë bërë aplikimet gabim, ndërkohë pjesa tjetër po amrrin pagën e dytë. Ne po punojmë dhe ndëshkimi vjen më pas. Ndërrkohë për turizmin i kemi kryer të gjiytha detyrimet. Të gjithë biznesit të vogël i kemi falur takstën fiskale. Çfarë lëshimi ti bëjmë më shumë. Jemi të bindur që si instrumeti për fasoneritë dhe turizmin është reale dhe të përballueshme. Jemi përpra për të hapur sezonin, por do të bëjmë kujdes’, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.