Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Kush lejohet të udhëtojë drejt Greqisë, kushtet që duhet të plotësoni (LISTA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

875e5e4c3fd2b1b05d022d1f0e6533cd

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine ka treguar se kush janë kategoritë e njerëzve që mund të udhëtojnë drejt Greqisë.

Ai ka sqaruar gjithashtu edhe kushtet që duhet të plotësojë çdo person. Siç është përcaktuar nga pala greke, orari i funksionimit të pikës kufitare të Kakavijës është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit:

Grek;

Shqiptarë me leje qëndrimi greke;

Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;

Trupi diplomatik për arsye pune;

Shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;

Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;

Kjo kategori duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:

Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike  ëëë.travel.gov.gr;

Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.ü

Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.v

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dinë se orari i funksionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Marrëdhëniet me autoritetet policore dhe doganore greke kanë qenë shumë të mira dhe komunikimi me ta ka qenë i vazhdueshëm për zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe shmangien e problematikave në P.K.K, si dhe shkëmbimin e informacioneve për problematika e veprimtari të ndryshme.

Vlen të theksohen rastet e shkëmbimit të informacioneve ditore për fluksin e lëvizjen e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë apo shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë e Janinës për ndjekje në kohë reale të aktiviteteve kriminale nëpërmjet kufirit.

Gjithashtu, marrëdhëniet me autoritetet doganore shqiptare kanë qenë shumë të mira, kryesisht në shkëmbimin e informacionit reciprok, kontrolleve të përbashkëta dhe analizave të përbashkëta të riskut për veprimtari të palejuara.

Më shumë

spot_img