Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Kush ka futur duart në financat publike…”, paralajmëron Balla: Prrenjasi e humbi 4 vite kot me LSI-në, ja ku e kanë hallin Meta e Berisha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim sot me banorët e Prrenjasit Fshat.

Në fjalën e tij Balla nuk la pa ‘thumbuar’ edhe LSI-në ku u shpreh se në këto 4 vite ‘Përrenjasi e ka humbur kot me LSI-në’, duke iu referuar faktit që ish-kryebashkiakja Miranda Rira vinte nga krahu politik i LSI-së.

Ndër të tjera, deputeti socialist sulmoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilët u shpreh se ata të dy i bën bashkë frika nga drejtësia dhe jo halli i banorëve të ërrenjasit.

“Apeli im për popullin e nderuar është se do t’i lëmë mënjanë ndasitë e vjetra, hadërmbetjet e vjetra dhe të shohim me kujdes ofertat  politike që na kanë ardhur përpara. Në Prrenjas humbëm 4 vjet kot me LSI-në. Ne kemi ardhur me një kandidaturë që i bën nder parlamentit, zonës së Përrenjasit, na duhet që keta njerëz që vijnë sa herë që ka zgjedhje, të mos t’ua japim votën.

Na duhet t’i japim votën një njeriu që ka garantuar me integritet dhe me punë. Këto janë zgjedhjet më të rëndëesishme që ka pas Shqipëria në këto 30 vite. Nga njëra anë kemi kryeminstrin Edi Rama dhe nga ana tjetër Sali Berisha dhe Ilir Meta, si ka mundësi që janë bërë bashkë këta të dy? Kush i bëri bashkë këta të dy? I bëri halli për Përrenjasin apo halli dhe frika nga drejtësia. Çdo mendje e shqiptarit të ndershëm e kupton se Meta dhe Berisha janë bërë bashkë sepse reforma në Drejtësi po shkon në drejtimin e duhur. Ky shtet në 2013 u gjet me 700 milionë dollarë borzh. Kush ka futur duart në financat publike, ata do të mbajnë përgjegjësi”., u shpreh Balla.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img