Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Dossier

“Kush ka futur dorën në rezerva veç nazistëve”, profesor Romeo Gurakuqi ngre pytjet: Kush do sqarojë shqiptarët njëherë e mirë se ku është ARI i tyre i luftës

Shkruar nga Newsbomb
“Kush ka futur dorën në rezerva veç

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dje publikoi një dokument, ku thuhej se më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë nga një skuadër special e SS e ngarkuar nga Berlini i kontrolluar nga nazistët.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe profesori Romeo Gurakuqi, i cili thotë se shqiptarët duhet të dinë se çfarë ndodhur me rezervat në ar, pronë e shtetit shqiptar, në periudhen 1939 deri në vitin 1949. Ai ngre pytjen se kush ka futur dorë në arin shqiotar veç nazistëve në atë kohë.

Përsa i përket dokumentit të djeshem ai shkuan se duhet të dimë se ajo rezervë ari e transferuar në shtator të vitit 1943 nga Roma në Berlin, ka të bëjë vetem me rezerven e arit të shtetit shqiptar transferuar në Romë në kohë e pushtimit fashist italian, pra që nuk ka të bëjë me arin e shtetit shqiptar para pushtimit.

E plotë:

Dje, Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave botoi nje dokument te rendesishem mbi Çeshtjen e Arit te Shtetit Shqiptar te grabitur  ne Romes, nga nje skuader speciale SS, e ngarkuar nga Berlini i kontrolluar nga nazistet ne vitin 1943.

Dokumenti lidhet vetem me fillimin e trajtimit te problemi qe do te marre diskutime me shume se gjysem shekulli. Dhjetra mijera faqe dokumente te tilla ekzistojne per kete problem, te cilat mendoj se AQSH nuk i disponon, mbasi jane prodhuar gjetke, ne kancelerite e vendeve perendimore, me te cilat Shqiperia e diktatures nuk ka pasur asnje lloj marredhenieje.

Nderkohe, qe 31 vite pas ketij gjysem shekulli negocim nderkombetar per ceshtjet e rezervave te arit te grabitura nga nazistet ne te gjitha vendet e pushtuara, por edhe ne Shqiperi, dokumenti i djeshem u perdor ne menyre te pakuptimte, per te fshire nje ceshtje shume te madhe qe ende nuk i eshte dhene pergjigje e sakte nga qeverite e periudhes post-diktatoriale:

Çfare ka ndodhur me rezervat ne ar, prone e shtetit shqiptar, ne periudhen 1939 deri ne vitin 1949?

Ku kane shkuar?

Kush ka futur doren ne ato rezerva, pervec nazisteve gjermane?

Si shpjegohet, qe nga keto rezerva ne sot kemi vec nje zero te madhe?

Kush mban pergjegjesi per shuarjen e tyre?

A i eshte shpjeguar drejt dhe sakte opinionit publik shqiptar Ceshtja e Incidentit te Kanalit te Korfuzit?

A e din ky opinion publik, se 44 ushtarake britanike humben jeten, disa dhjetra te tjere u gjymtuan rende, per shkak te nje perdorimi vrastar te Shqiperise se Enver Hoxhes nga Beogradi dhe Moska, dhe fajesia per rrjedhoje do te duhej te paguhej?

Persa i perket dokumentit te djeshem duhet te kemi parasysh se ajo rezerve ari e transferuar ne shtator te vitit 1943 nga Roma ne Berlin, ka te beje vetem me rezerven e arit te shtetit shqiptar transferuar ne Rome ne KOHEN E PUSHTIMIT FASHIST ITALIAN dhe me asgje tjeter.

Pra, nuk ka te beje me arin e shtetit shqiptar te para-pushtimit.

Duhet te sqarojme se:

Problemi që i ka ngarkuar më së shumti marrëdhëniet në mes autoriteteve shtetërore shqiptare TE DREJTUARA  NGA MEHDI FRASHERI me autoritetet ushtarake gjermane pas shtatorit 1943, ka qenë çështja e financimit të Ëehrmacht-it. Ndër masat e para me të cilën siç duket ka qenë i ngarkuar me mision Neubacher-i per Shqiperine, ishte marrja e arit dhe bankënotave shqiptare të depozituara në Romë, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë.

Dokumenti i botuar nga AQSH ben fjale pikerisht mbi kete operacion dhe nuk eshte nje proces-verbal i bere ne shtator te vitit 1943 ne Rome, por nje informacion i perpiluar ne vitin 1945 ne kohen qe komunistet shqiptare kontrollonin Banken e Shqiperise nepermjet njerezve qe nuk merrnin vesht fare nga financat, si per shembull, Ramadan Çitaku.

Pas ketij operacioni, Floriri shqiptar u depozitua në Bankën Perandorake Gjermane, ndërsa bankënotat u transportuan në rrugë ajrore në Tiranë dhe u dorëzuan në Bankën Kombëtare të Shqipërisë. Konfiskimi i rezervave të arit dhe e bankënotave ne Romen e kontrolluar nga Ushtria Gjermane është bërë me një operacion të papritur të një komandoje speciale SS, në praninë e një nëpunësi të shërbimit të politikës së jashtme gjermane.

Vlefta e marrë, sipas dokumenteve gjermane te botuara nga Arkivi i Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise ne vitin 2018, rezulton si vijon:

bankënota shqiptare me prerje 5 dhe 10 lekë, 711 KAPITULLIMI I ITALISË FASHISTE DHE PUSHTIMI GJERMAN I SHQIPËRISË si dhe 5, 20 dhe 100 franga shqiptare, me një vleftë gjithsejt 120 513902 franga shqiptare. Monedha ari të paketuara me 23 qeska me një vleftë prej 435.070 franga shqiptare. Shufrat e arit ishin 49 të tilla të pa pakëtuara në arka dhe 29 shufra të paketuara. Përmbajtja e pakove me bankënota, si të qeskave ashtu edhe arkave me shufra, për mungesë kohe të repartit special, nuk u numëruan, por afërsisht kanë qenë 3 ton ar dhe 12 ton bankënota. Ari në rrugë ajrore u nis me datën 17 shtator 1943 për në Berlin me dy aeroplanë të posaçëm, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Një pjesë e bankënotave u vendos të dërgohet në Tiranë në dispozicion të Neubacher-it. Ky operacion u krye ndërkohë që Musolini, me ndihmën e gjermanëve, e kishte rimarrë pushtetin në Romë dhe domosdoshmëria e aksionit u arsyetua ndaj organeve zyrtare italiane, me pretekstin se qeveria e Rajhut, në interes të vazhdimit të luftës, ishte e detyruar që rezervat e të hollave, të cilat ruheshin në Itali, të siguroheshin që të mos binin në duart e armikut që po përparonte.

Eshte krejt e vertete, se Qeveria Shqiptare nen Gjermanet, e drejtuar nga Regjenca, e perbere tre patriote te spikatur, si Mehdi Frasheri, Lef Nosi dhe Pader Anton Harapi, nuk e kane pranuar kete transferim te pa-autorizuar te arit te shtetit shqiptar Pervec delegacionit te lartpermendur ne dokumentacionin e botuar nga AQSH, duhet te them, se pas ketij delegacioni, personi qe e mori seriozisht kthimin e arit ne Shqiperi ka qene MINISTRI I FINANCAVE RROK GERA.

Qeveria shqiptare ne periudhen e fundit te okupacionit gjerman e kishte kërkuar shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatike. Që në muajin maj  1944 kishte projektuar jo rastesisht, si Ministër të Plotfuqishëm të Shqipërisë në Berlin Dott.  Rrok Gera, por nuk e kishte pajisur me letrat kredenciale (sipas familjarëve,  dekretimi si ambasador i Rrok Gerës është bërë me 12 korrik 1944). Mbërritja  e Geres në destinacion nuk u realizua kurrë për një sabotim të dyanshëm. Në  fakt, qeveria shqiptare kishte si objektiv, sigurimin e mbështetjes së autoriteteve  gjermane në Itali për t’i shkëputur atyre më lehtësisht një mandat special dhe delikat, ate te kthimit te arit shqiptar ne Tirane. Rrok Gera u nis fillimisht për Romë me synimin për të blerë të gjitha  aksionet e Bankës së Shqipërisë, në mënyrë që të sigurohej shumica e vlerës  së marrë në të mirë të shtetit shqiptar, për ta liruar rezerven e kësaj banke në  valutë italiane, për të hyrë më pas në tratativa me Gjermaninë, për shkëmbimin  e kësaj rezerve në Itali, me pjesën e rezervës së arit shqiptar të transportuar në Berlin. Plani dështoi mbasi misioni i Rrok Geres u dekonspirua aksidentalisht. Kur gjermanet e moren vesht synimin e misionit te Rrok Geres, i gjithë udhëtimi i tij u sabotua me një numër ndalimesh të panevojshme, nga Beogradi në Vjenë, Villach, Trieste dhe Venedik, ku i thanë edhe se nuk i gjenin dot një  mjet transporti për Romë.

Rrok Gera ne keto rrethana i kërkoi udhëzime qeverisë në Tiranë, ndërkohë që  përgjigja vonoi. Kur ajo erdhi, gjermanët u detyruan të tërhiqeshin nga Roma  dhe misioni financiar dhe diplomatik i Rrok Gerës dështoi tërësisht.

Kur erdhen komunistet ne pushtet ne Tirane, u perpoqen qe te kuptonin se cfare kishte ndodhur me financat shqiptare: Çështjet  historisë së financave të Shqipërisë, që prej pushtimit gjermane, u bazuan mbi një raport të bërë nga Dr. Melis, ish drejtor i Bankës së Qëndrore të Shqipërisë.

Sipas shpjegimit të tij:

  1. Në shtator të vitit 1943 gjermanët morën nga Banka Qëndrore e Shqipërisë në Romë 120 milion franga shqiptare në letër dhe 400000 napolona ar. Letrat ata i dorëzuan në Bankën Qëndrore në Tiranë, ndërsa ari u dërgua në Berlin si “trofe lufte”, por mbrapa, menjëherë, e rregulluan si një depozitë zyrtare prej Bankës Qëndrore të Shqipërisë në Reichbank.
  2. Nga paratë letër, që dërguan në Shqipëri, gjermanët morën hua 6 milion franga çdo muaj (bëhet fjalë për një total prej 80 milion të huajtur çdo muaj gjatë përiudhës së pushtimit gjerman të Shqipërisë). Nevojat e tjera të tyre u plotësuan nëpërmjet importimit të arit (një total prej 500000 napoleon ar u importua).
  3. Në prill të vitit 1944 gjermanët, duke dashur të përdornin pllakat për shtypshkrim, që ishin në Romë zbuluan, se ato ishin të papërdorshme, për shkak se u kuptua, që firmat për paratë ishin në pllaka të veçanta dhe mungonin në pllakat e gjetura në Romë. Gjermanët u përpoqën të shpejtojnë shtypshkrimin me printimin e prerjeve të reja në Vjenë, por këto bankënota asnjëherë nuk arritën në Shqipëri.
  4. Kur gjermanët e evakuan Tiranën në nëntor të vitit 1944, 11 milion franga, prej një totali rreth 19 milion (gjysma në ar), u shpëtuan duke u fshehur prej gjermanëve dhe tani zotëroheshin prej FNÇ.
  5. Gjatë vitit 1944, FNÇ pati marrë në mënyrë të fshehtë një total të mëtejshëm prej 2 milion frankash nga fondet e Bankës.
  6. Në lidhje me politikën financiare të FNÇ, Dr. Medar Shtylla dhe Ministri i financave Çitaku, te ngarkuar me ceshtjet e Bankes dhe Financave nuk kane pasur nje ide te qarte per menyren se si do te duhet te vepronin, por ne menyre naive ata u kane deklaruar autoriteteve Ushtarake Britanike ne Tirane ne vitin 1945 se si komunista qe ishin, po vepronin nën urdhërat e marra nga Moska.

Së fundmi, komunistët kur moren pushtetin nxorën një ligj të ri në lidhje me sistemin e taksimit. Ishte një taksë për të gjitha përfitimet, që dilnin nga transaksionet tregtare, ndërmjet 7 prillit 1939 dhe 31 dhjetorit 1944. Taksa mbi tatimin mbi fitimet në kohën e luftës, u përpunua si një përqindje mbi totalin e përfitimeve në më pak se 10%. Përqindja varionte nga 15% për 100000 franga shqiptare deri në 80% mbi 4 milion franga shqiptare. Pagesa duhej të bëhej mbi tre të katërtat e periudhave. Ajo u aplikua ndaj shtetasve shqiptarë dhe të huaj njëlloj.

Paraja leter pas clirimit ishte e pakët në treg anë e kënd vendit dhe përdorej gjerësisht ari (kursi 1 sovereign= 740 franka).

Banka Qëndrore, e mbyllur që nga tërheqja gjermane, u rihap në janar 1945.

Politika financiare e FNÇ ishte krejtësisht e panjohur. Ministri i Financave Ramadan Çitaku ishte krejt i paaftë për të riformuluar vetë një politikë financiare.

Ai në fakt ishte njëri nga gjithë kasta e njërëzve të paaftë, të paarsimuar, ose pak të arsimuar, që morën përsipër të drejtonin një vend që mbarte në vetvete probleme të panumërta, të cilat kërkonin zgjidhje të shpejtë, zgjidhje për të cilat, komunistët shqiptarë, jo vetëm nuk ishin të përgatitur, por edhe nuk kishin vullnetin t’u jepnin zgjidhje afatgjata dhe në përputhje me interesat e shoqërisë në tërësi. Sikurse ata vetë deklaronin, masat financiare, që ata ndërmorën, vinin në paketë nga Moska përmes Beogradit, dhe grupi drejtues shqiptar ishte një ekzekutues i “pavetëdijshëm” i tyre.

Cila ishte garancia që urdhrat e Moskës dhe Beogradit ishin në interes të sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe të publikut të një vendi, të cilin ata përherë ishin munduar ta copëtonin ?

Dhe vijme sot: pas 79 vitesh, ne Shqiperi ende opinioni publik ecen ne turbullire, pa nje raport te vertete mbi fatin e ARIT TE SHQIPERISE, fatin e  miliarda leke konfiskimesh te padrejta te kryera "ne emer te popullit" dhe te transferuara drejt askundit. Askush nuk guxon te preke dhe hulmtoje ne kete sfere . Ata qe pasohen njeri mbas tjetrit e mendojne detyren e marre si zgrrapje te pjeses se mbetur nga zhdukja pararendese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese