Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Kush ka frikë nga ‘Sri Lanka’?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al.

Ditët e fundit, lajmet më interesante nga Bota, kanë ardhur nga Sri Lanka. Ky vend ishullor i Azisë Jugore, me 22 milionë banorë, ka shumë të përbashkëta me Shqipërinë tonë, por jo aq sa edhe këtu të ndodhin ato që po ndodhin atje. Të varfër, të vjedhur nga pushtetarët e korruptuar, në mungesë thuajse të plotë të karburantit dhe produkteve të tjera jetësore, qytetarët morën realisht në dorë “fatet e tyre” duke shqyer e bastisur rezidencat kryesore qeveritare. Qarkullojnë në rrjet video të qytetarëve që numërojnë paratë e gjetura në vilën e presidentit. Këtu është ndryshimi i parë i madh. Pushtetarët tanë nuk janë aq budallenj sa t’i mbajnë miliardat e tyre nën dyshek.

Sidoqoftë, njëfarë ndikimi e ka pasur kjo revoltë popullore në artikulimin publik të politikës shqiptare. Për më tepër, ajo ka koinciduar me dyndjen e qytetarëve në bulevard, të cilët nën motivet e qenësishme të rritjes së çmimeve dhe korrupsionit të pamatshëm, rithemeluan de fakto opozitën popullore, e bashkuar rreth liderit historik të ricikluar Sali Berisha.

A do të kishin pasur ndikim më të madh ngjarjet në Sri Lanka nëse do të kishin ndodhur përpara 7 Korrikut të protestës së opozitës? Mendoj se jo.

Kjo protestë, kishte një format të përcaktuar dhe të kontrolluar. Ka disa vite që e gjithë politika ka rënë dakord me faktin se pushteti nuk mund të përmbyset me dhunë. Këtë ua komunikojnë vazhdimisht edhe qytetarëve. Sepse as pushteti as opozita nuk duan të përballen me furinë popullore. Frika është se populli nuk i dallon dot vilat e pushtetarëve nga ato të opozitarëve dhe rreziku është i madh për të dyja palët. Përveç kësaj, opozita nuk e do realisht pushtetin e madh. Ajo thjesht kërkon herëpashere të rrisë copën e saj të tortës në ‘plaçkën’ që ndan pushteti.

Popujt në thelb janë njësoj në të gjithë botën. Në kushtet e urisë dhe mungesës së shpresës, njerëzit marrin sfurqet dhe verbohen. Nuk jemi akoma në ato kushte, me sa duket. Pushteti kujdeset që çdo individ të ketë aq bukë sa të mos ndjejë uri, aq sa të mos i shkojë mendja për dhunë, kurse opozita kujdeset për pjesën e shpresës, në formën e protestave dy orëshe me muzikë rrok dhe fjalime të dëgjuara edhe më parë.

Mbase individualisht ndonjë pushtari i ka hyrë frika nga vrasja e ish-kryeministrit japonez, por në përgjithësi politika shqiptare nuk ka frikë nga Sri Lanka. Të paktën tani për tani, nuk ka asnjë gjasë që shqiptarët të rebelohen deri në thyerje rezidencash.

Ekonomikisht, jemi aty-aty me Sri Lanka-n. Me korrupsionin, ‘rrotë më rrotë’!

Gjeografikisht, jemi shumë larg, 7000 kilometra. Me rastin e këtyre revoltave popullore, mësuam se jemi tepër larg edhe me mentalitetin!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img