Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

“Kush jemi ne të gjykojmë”, ish-banorja e Big Brother për arrestimin e këngëtares: Bota s’ka para për artin e Elsës, por krimb në para ata që u kërcasin reçipetat në skenë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestimi i Elsa Lilës në Itali ishte një nga lajmet më të bujshme të ditës së sotme, pasi këngëtarja akuzohet si bashkëpunëtore e një grupi që merrej me trafik lëndësh narkotike.

Për këtë lajm ka reaguar dhe aktivistja dhe ish-banorja e Big Brother, Neda Balluku. Me anë të një postimi të gjatë ajo shkruan se kush jemi në qe të gjykojmë.

Ndër të tjera ajo ngre pikëpyetjen se përse bota nuk ka para për artin si të Elsës, por krimb në para ata që u kërcasin “sutjenat” në skenë, duke iu referuar Malumës.

Postimi i plotë:

Kush jemi ne, për të të gjykuar ty?!

Elsa Lila, qenka shembulli i përkryer, se si kjo jetë qenka veç çështje fati. Preku zemrat e shqiptarëve diçka më shumë se 25 vite më parë, përtej këngëve të saj, me historinë e një fëmije që jeta i kishte grisur figurën e nënës nga vetja.

Përse sot qenka ndryshe?!

A nuk është Elsa Lila i njëjti fëmijë, pa nënë, por me përgjegjësinë, dashurinë dhe hallet e një nëne vetë?!

A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?

A nuk u përpoq Elsa?

A nuk u lodh?

A nuk mendoi një moment se ja doli për t’u zhgënjyer më keq akoma?

Çfarë hallesh ka që moralit tonë kolektiv nuk u duken arsye për të gabuar!

Përse kjo botë, nuk ka pará për artin si të Elsës dhe krimb në pará ata që u kërcasin sutjenat në skenë?

Po ne, përse mezi presim rastin të kryqëzojmë?

Përse nuk ditëm kurrë, të qëndrojmë larg urrejtjes?

Më shumë


spot_img









spot_img