Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush janë tre elektriçistët ‘heronj’ që sfiduan borën në Valbonë

Shkruar nga Newsbomb

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë probleme me bllokimin e rrugëve dhe me energjinë elektrike në shumë zona.

Por pavarësisht të ftohtit të acartë, elektriçistët kanë dalë në terren për të riparuar çdo problem.

Në parkun Kombëtar të Valbonës, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, ku ndodhi një avari për shkak të mbingarkimit të përcjellësve me akull dhe borë, në vendngjarje shkuan menjëherë tre elektriçistë nga Tropoja.

Ilir Metalia, Shaqir Lamnica dhe Përparim Kertoçi ecën rreth 1500 m në këmbë duke u përballur me reshjet intensive të borës dhe riparuan problemin.

Inxhinieri i OSHEE-së në Agjencinë Tropojë Sami Imeraj, tha për ATSH-në se tre elektriçistët punuan për rreth 3 orë dhe sollën energjinë elektrike për rreth 100 abonentë të kësaj zone, ndërkohë që trashësia e dëborës ka qenë 70- 80 cm

“Tre elektriçistët deri në Valbonë shkuan me makinë, pasi rruga deri aty është hapur, ndërsa më pas për shkak se rrjeti elektrik nuk shtrihet përmes rrugës automobilistike u është dashur të ecin në këmbë 1000-1500 metra, sipas degëzimeve”, tha Imeraj.

jkl.jpg

jk.jpg

dfgg.jpg

jgj.jpg

lkk.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese