Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj është arrestuar ditën e sotme për shpërdorim detyre. Së bashku me Gjokutajn janë arrestuar edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave’, Fatmir Hoxhaj.
Arrestimet e zyrtarëve vijnë pas hetimeve për të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave, të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin, kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në vlerën prej 1.2 milionë eurove.
Alban Ruli
Theksojmë se Alban Ruli është akuzuar dy vite më parë se kishte tentuar të anulonte në mënyrë abuzive gjobën e majme prej 43 milionë lekësh të reja, që Gjykata e Apelit kishte vendosur kundër Tregut Agro-ushqimor për çmimet monopol dhe abuzimet e kryera ndaj tregtarëve të fruta-perimeve.
