Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj ka dhënë sot një prononcim për mediat duke pritur një grup gazetarësh në shtëpinë e tij në Prezë.
Mes të tjerash Murataj është pyetur nga gazetarët për pasuritë e Admirit si edhe pasionet e tij.
Cen Murataj vazhdon t’i mëshojë faktit se vëllai i tij mund të jetë përdorur nga shokët, ndërsa e kujton atë si një njeri mjaft miqësor.
Pjesë nga biseda me gazetarët:
Ka llogari bankare, prona, çfarë ka lënë ai për familjen?
Cen Murataj: Koha do ta vërtetojë. Kjo shtëpi që rrimë bashkë është shtëpia që mund të jetë prona e vetme e Admir Muratajt
Thatë atë ditë që Admiri është përdorur?
Cen Murataj: E kam thënë dhe do e them. Duhet të dalë një detaj nga prokuroria
Keni dyshime te shokët po te dikush tjetër?
Cen Murataj: Ato punë bëhen me shokët. Unë shoh te guximi i vëllait tim…
E ka nisur karrierën mësues, na thuaj pak, Admir Muratajt, ishte sportiv, kishte njohuri ushtarake?
Cen Murataj: Pasioni i Robin Hood ishte të ulej në tavolinë me ty të pinte verë dhe dilte shëtitje malit. Pasioni im është i makinave dhe motorrave. Pasioni i Adit ka qenë miqësia, tavolina, ecja, noti. Nuk mund t’i thuash as ushtarak i përgatitur, mund t’i thuash zemërgjërë. Sa i peshonte trupi kishte zemrën. As ushtrinë nuk e ka mbaruar.