Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush janë muxhahedinët iranianë?

Shkruar nga Newsbomb

Muxhahedinët iranianë, ose populli Muxhahedin i Iranit është një levizje opozitare në mërgim, që synon rrëzimin e republikës islamike te Iranit.

Lëvizja u themelua në vitin 1965 nga një grup studentësh të majtë dhe u shndërrua ne nje organizatë nacionaliste e përkushtuar për të rreëzuar Shahun e Iranit dhe mbështetësit e tij. Ajo luajti rol aktiv në protestat brenda vendit, shumë pjesëtarë te saj u ekzekutuan e burgosën, por rezistenca e tyre çoi në rrëzimin e mbretit në vitin 1979.

Pas revolucionit islamik, lëvizja hyri ne konflikt me regjimin pasues fondamentalist të Ajatollahut Khomeini dhe u vu ne shënjestër të sulmeve të Hezbollahëve. Në fund të vitit 1981 shumë anëtarë dhe mbështetës të saj u larguan jashtë vendit dhe qendra e tyre kryesore e strehimit u bë Franca.

Në vitin 1986 lëvizja e zhvendosi bazën e operacioneve në lindje të Irakut, por situata ndryshoi me pushtimin amerikan të Irakut. Forcat amerikane sulmuan objektivat e tyre por arritën armëpushim dhe pas çarmatosjes, u vendos që ata të mbaheshin në kampin Ashraf, ish-bazë ushtarake irakiene. Ky grup rezistence që më parë ishte konsideruar organizatë terroriste nga SHBA për shkak të vrasjes së personelit amerikan në Iran gjatë viteve ’70 dhe për shkak të lidhjeve me ish-diktatorin irakien Sadam Husein, u hoq nga lista e zezë. Por me tërheqjen e amerikanëve nga Ashrafi në 2011-ën nisën aktet e dhunës mes tyre dhe ushtarëve irakianë, transmeton "Vision+".

Të paktën 35 pjesëtarë te tyre gjetën vdekjen. Më pas atë vit ata u zhvendosen ne kampin Liria, jashtë Bagdadit. Per shkak te pasigurisë për jetën lindi edhe nevoja e zhvendosjes së tyre nga Iraku drejt vendeve të tjera, mes të cilave ishte edhe Shqipëria. Ne vitin 2013 në vendin tonë u strehua grupi i parë i 210 muxhahedinëve, ndërsa pritet edhe mbërritja e grupeve të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.