Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Kush janë dy të rinjtë e arrestuar në Lezhë, si tentuan të vrasin 27-vjeçarin në shtator

spot_img

Lajme të ngjashëm

3ff958f3c2eabb7705c9cee17cf90784

Dy të rinjtë e arrestuar sot në Lezhë janë Kristian Ndoci dhe Kristian Petuku (Sherri), të dy emra të njohur për policinë.

Në shtator të këtij viti ata u shpallën në kërkim pas tentativës për vrasje ndaj 27-vjeçarit Saimir Nikolla. Një konflikt i ndodhur mes dy të rinjve në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, si pasojë e gërvishtjes së një automjeti, degjeneroi në përdorimin e armës dhe në tentativën për vrasje.

I riu mori plagë të rënda dhe u dërgua në siptalin e Traumës, por fatmirësisht tashëm është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas dy muajsh, policia ka rënë në gjurmët e autorëve dhe i ka vënë në pranga.

Ndoci dhe Petuku janë dënuar me burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lezhë/ Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Dajçi”

Operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen dy të rinj, të kërkuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Operacioni nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe pas një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Lezhë është finalizuar operacioni policor i koduar “Dajçi”, në kuadër të të cilit, u bë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim:

K.N., 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

K.P. (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”,  pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje “.

Më shumë

spot_img