Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami nuk janë më deputetë të Kuvendit pas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’i hequr atyre mandatet në kuadër të procesit të dekriminalizimit.
Tahiri hyri në Kuvend si pjesë e listës së PDIU, çka do të thotë se ai do të zëvendësohet në Kuvend nga Edmond Zejno.
Selami i LSI nuk dihet ende qartësisht se nga kush do të zëvendësohet pasi në listë renditet Flamur Çelaj, i cili është emëruar Drejtor i Aviacionit Civil. Nuk dihet nëse Çelaj do të braktisë këtë detyrë për t’u bërë deputet për vetëm gjashtë muaj apo do i lërë vendin Katina Gogos.
Lexo edhe: Dekriminalizimi/ KQZ i heq mandatin dy deputetëve dhe kryebashkiakut Elvis Rroshi