Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Kush janë bizneset që u reklamuan te video e Bashës, sa kanë përfituar nga ndihma ekonomike (DENONCIMI i RAMËS – VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

1bb15e1b1b9cf9087d5729047072a791

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha herë pas here takon biznesmenë për t’u njohur me hallet dhe problemet e tyre, sidomos pas krizës që shkaktoi COVID-19.

Disa nga pronarët e bizneseve i janë ankuar kreut të PD se nuk kanë përfituar nga paketat ekonomike të qeverisë, por gjithçka ka qenë një gënjeshtër e madhe.

Këta pronarë janë demaskuar nga Rama me anë të një video ku tregohet se kanë përfituar “kokërr më kokërr” nga paketat ekonomike, por zgjodhën të mashtrojnë kryedemokratin dhe t’i bëjnë reklamë biznesit të tyre.

Janë 4 rastet që Rama nxjerr me video ku tregohet se si këta pronarë, për arsye të padituara gënjejnë kreun e PD, vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes.

Por cilët janë bizneset që mashtruan për ndihmën ekonomike?

Në datën 6 qershor Basha është takuar me pronaren e “Kreperi Bar – Kafe Marco Polo”, e cila i është ankuar se nuk ka marrë asnjë përfitim nga paketat ekonomike.
Por në videon e publikuar nga Rama tregohet se ky biznes është përfitues i tre pagave për 5 punonjësit e tij.
Genc Luga, Vullnet Stafa, Azbi Zeka, Fation Xheka dhe Mikel Hyko, të 5-të punonjës të këtij biznesi kanë përfituar për 3 muaj pagën prej 260 mijë lekësh të vjetra.
Në datën 14 prill kanë marrë pagesën e parë, në 8 maj pagesën e dytë dhe në 3 qerdhor pagesën e tretë, pikërish 3 ditë para se Lulzim basha të vizitonte biznesin e tyre.

marco_polo_qkr.JPG

Lista e punonjësve që kanë marrë pagesën:

marco_polo.JPG

Në datën 29 maj kreu i PD, Basha ka vizituar biznesin “Bar – Kafe Black & White”, ku pronari i biznesit u ankua se nuk ka marrë asnjë mbështetje nga Rama, por e kundërta është ajo që thotë kryeministri, i cili tregon edhe emrat e 3 punonjësve dhe pagat që kanë marrë ata për 3 muaj.

Albert Qokaj, Arsel Dalliu dhe Elis Qokaj kanë përfituar për 3 muaj “pagën e luftës” 260 mijë lekë të vjetra, Në datën 17 prill është bërë pagesa e parë, në datën 8 maj pagesa e dytë dhe në 3 qershor pagesa e tretë.
Pra në momentin që kreu i PD ka takuar pronarin e këtij biznesi, pinëtorët e tij kishin përfituar 2 paga lufte, ndërsa të tretën e kanë marrë vetëm pak ditë më vonë.

black_white_qkr.JPG

Punonjësit që kanë përfituar pagesën nga paketa ekonomike:

black_e_white.JPG

Në datën 9 qershor Lulzim Basha kështë takuar me pronarin e një dyqani që tregton mish, i cili i tha kreut të PD se nuk kishte marrë asnjë nihmë, dhe kështu nuk mund të vazhdohej më.
Por e kundërta rezulton me këtë person, pasi ai dhe një punonjës tjetër janë përfitues të pagesës prej 400 mijë lekësh të vjetra.
Etleva Doce dhe Bardhyl Doce janë përfituesit e kësaj shumë në datën 28 prill, pra kanë përfituar nga paketa ekonomike 2 më shumë se 1 muaj para takimit me Bashën, por vendosën ta mashtrojnë kryeopozitarin.

mishi_qkr.JPG

Punonjësit që përfituan nga paketa ekonomike:

dyqan_mishi.JPG

Në datën 28 maj Lulzim Basha është takuar me pronarin e “Merlika Group”, i cili i ka thënë kreut të PD se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga Paketa e Dytë Ekonomike, nga e cila duhet të përfitonte.

merlika_qkr_copy.JPG
Por Rama tregon në datën 15 maj janë paguar 13 punonjës të këtij biznesi me shumën 400 mijë lekë të vjetra.
Mimoza Mamoçi, Klisman Shullazi, Samir Alushi, Gjyliza Karaj, Marjo Daci, Fation Berhami, Edison Gjini, Orgest Merdita, Ariana Voga, Lorenc Taga, Elisabeta Xhyla, Ilda Bala, Fitnete Bibaj kanë përfituar pagën e luftës.

merlika.JPG

Ndërkohë për 109 punonjës të këtij biznesi është aplikuar në datat 5-6 qershor, ndërsa pagesat u janë bërë punonjësve në datën 8 qershor. Pra edhe njëherë tjetër kreu i PD u mashtrua nga këta biznesmenë.

merlika_1.JPG
merlika_2.JPG

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img