Hapësire reklamuese

Politikë

Kush janë 5 ANËTARËT e KOLEGJIT ZGJEDHOR që vendosin të HËNËN për FATIN E 30 QERSHORIT, SKENARI i mundshëm dhe qetësia e pazakontë në protestën e opozitës

Shkruar nga Newsbomb

Fati i zgjedhjeve vendore do të vendoset ditën e hënë nga pesë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të gjykojnë vlefshmërinë e aktit të Presidentit Ilir Meta.

Dekreti i Metës që anulon datën e zgjedhjeve vendore, 30 qeshorin, ndikoi në thellimin e krizës politike në vend, që shkaktoi edhe përplasjen e fortë me kryeministrin Edi Rama, duke bërë që parlamenti të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Por dilema nëse zgjedhjet do të mbahen ose jo në 30 qershor, do të marrë fund ditën e hënë, kur trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor e përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj do të marrë vendimin mbi dekretin e Metës, raporton Newsbomb.al.

Burime për Newsbomb.al shprehen se qeveria do të dakortësohet me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, edhe nëse vendos për njohjen e dekretit të presidentit, çka do të sillte anulim të 30 qershorit dhe si rrjedhojë shtyrjen e zgjedhjeve.

Ky pritet të jetë një nga skenarët më të mundshëm të së hënës kur Kolegji të vendosë për dekretin e Metës, raporton Newsbomb.al, por ajo që mbetet e paqartë është nëse palët janë tashmë në dijeni për pritshmërinë, kjo duke patur parasysh edhe qetësinë e pazakontë të treguar sot nga lideri i PD-së, Lulzim Basha si dhe protesta në përgjithësi e karakterizuar nga një frymë paqësore.

E ndërkohë që opozita proteston paqësisht, kryeministri Edi Rama dhe familja e tij janë duke shijuar tingujt e muzikës së lehtë së bashku me Nikola Sarkozi, në koncertin e gruas së presidentit francez në qytetin antik të Butrintit. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu