Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Kush janë 3 personazhet e ‘botës së krimit’ në shenjestrën e radhës së OFL: Duhet t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve brenda 48 orësh (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

13490abe35d074dad607969178f9b2d7

Asllan Hysa, banues në Korçë, Erand Malo banues në Pogradec dhe Liridon Gjana banues në Vlorë,. janë tre emrat nga ‘bota e krimit’ në shënjestrën e radhës së OFL.

Ata janë dënuar për shitje lëndësh narkotike dhe vjedhje me dhunë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. H., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. M., banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; 

L. Gj., banues në Vorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img