Kush ishte Roland Saliu, kreu i OSHEE-së që humbi jetën nga atentati i mbrëmshëm, karriera dhe arrestimi në 2008-n

Publikuar tek: aktualitet, më 09:01 25-05-2017 Kush ishte Roland Saliu, kreu i OSHEE-së që humbi jetën nga atentati i mbrëmshëm, karriera dhe arrestimi në 2008-n

Roland Saliu ish-drejtori i OSHEE-së në Vlorë humbi jetën tragjikisht mbrëmë nga një atentat.

Po kush ishte, Roland Saliu dhe karriera e tij:

44-­vjeçari prej dy vitesh mbante postin e drejtorit të OSHEE-së në Vlorë. Saliu më parë ka mbajtur detyrën e kryeinxhinierit pranë strukturës së OSHEE­së në Vlorë.

Mësohet se Saliu, në vitin 2008 është arrestuar me urdhër të Prokurorisë,  kur punonte si inxhinier i Korporatës Energjetike Shqiptare në Fier.

44­-vjeçari u arrestua bashkë me dy persona të tjerë me akuzën e abuzimeve me investimet e kryera në zonën energjetike të Fierit. Bëhej fjalë për abuzime gjatë instalimit të matësve të rinj të energjisë, për një dëm të shkaktuar prej 400 mijë lekësh të rinj. Por gjatë hetimit të çështjes, ai u shpall i pafajshëm.

Roland Saliu kishte një CV të plotë me kontribute të mëdha veçanërisht në fushën e energjetikes.

 Ai është emëruar në krye të “OSHEE Vlorë”, në nëntor të vitit 2015.  

“Balkanweb” mëson detaje nga karriera e punës së Roland Saliut:

1997­-2004, punon në KESH Vlorë, me detyra të ndryshme drejtuese të këtij sektori.

 ­2003-­2007, administrator dhe bashkë ortak i shoqërisë “T&L ELEKTRIK” me seli në Vlorë dhe aktivitet në fushën e impianteve.

 ­2006-­2007, drejtues teknik në kompaninë “T&L ELEKTRIK”shpk projektim dhe zbatim të impianteve civile dhe industriale.

­2007-­2015, drejtues teknik dhe administrator i shoqërisë “ROEL” shpk. ­2010­2015, administrator i shoqërisë “Alba” elektrika Vlora, Alesio Shpk.

 Kujtojmë se Roland Saliu u vra pasditen e djeshme në sheshin e ‘Flamurit’ në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri edhe një biznesmen.

Ndërkohë viktima tjetër është biznesmeni Erven Hyseni, i cili mendohet se ka qenë edhe objektivi.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës, pranë një lokali. Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Fill pasi kanë qëlluar me armë, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sërish moti nuk ju premton, mbani çadrën në çantë
Ky është drejtori i shkollës që ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij në Berat (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.014357089996338
array(1) { ["section"]=> string(118) "kush-ishte-roland-saliu-kreu-i-oshee-se-qe-humbi-jeten-nga-atentati-i-mbremshem-karriera-dhe-arrestimi-ne-2008-n-79895" }