Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush ishte djali që do martohej në ANIJEN LUFTARAKE? Zbardhen prapaskenat e shkarkimit të Artur Meçollarit nga Forca Detare

Shkruar nga Newsbomb
Komandanti i shkarkuar

Agron Berbiu, oficer i Flotës Detare në lirim, tashmë civil, nuk do ta kishte menduar kurrë se për të plotësuar tekat e djalit të vet (apo të tijat) për një martesë në një anije të rojës bregdetare të flotës luftarake shqiptare, do të shkaktonte një mori lajmesh nëpër gjithë televizionet, mediat e rrjetet online dhe të çonte më pas në shkarkimin nga detyra të kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari, raporton newsbomb.al.

Sikur të kthente kohën mbrapsh, dhe pasionin e tij për dasmën në anije të të birit, nuk do të mund ta bënte. Ka menduar thjesht: tërë jetën e ka kaluar në anije, ka dalë në lirim dhe është civil. Edhe djalin e ka marrë shpesh me vete në anije. Sa mirë do ishte, në kohë pandemie që të kurorëzonte në anije, martesën e djalit të tij.

Por në fakt, ku është parë e është dëgjuar, që një anije e flotës detare, e një vendi anëtar të NATO-s të përdoret për dasma, madje në një anije, veshur si nuse, kur në fakt, duhet të ishte aktive.

Por kjo tashmë është fakt. Artur Meçollari, një punonjës i devotshëm i Forcave Detare pretendon se ka marrë leje te ministria, tek një nga këshilltaret e ministres Xhaçka. Gjithçka ka qenë leje pa shkresa, dhe menjëherë është mohuar dhënia e lejes. Dokumente nuk ka.

Veçse anija e zbukuruar ka dalë në të gjitha mediat. Kaq ka mjaftuar, që masat të merren ndaj komandantëve aktivë, dhe jo ata nën lirim. Kështu që Agron Berbiu nuk ka asnjë penalizim për kërkesën e tij që e mendoi se do kalonte lehtë.

Dasma e djalit nuk u bë. Ceremonia nuk u realizua. Anija nuk doli në det të hapur që çifti ta kishte në arkivën e tij. Por buja që bëri në media, ishte shumë e madhe, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.