Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
73 %
0kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
36 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Kush ishte “bosi i mafias” malazeze që u vra në Budva, dyshohet mori pjesë në ekzekutimin e liderit të tifozëve të Partizanit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nga anëtarët e lartë i mafias malazeze, i “Klanit Skalp”, Miliç Minja Shakoviç është vrarë të premten pak para mesnatës në Budva. Ai u qëllua disa herë për vdekje teksa ishte në një kafe. Sapo u ngrit, një person që qëndronte krah tij nisi të shtinte me armë.

Policia e Beogradit ishte në kërkim të Miliq Shakoviçit me dyshimin se ai ka marrë pjesë në ekzekutimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç, i njohur ndryshe si Sale Mutavi, i cili u vra më 13 tetor 2016 në Beograd.

albsig

spring

Ai u arrestua më 7 shkurt 2019 në Podgoricë me dyshimin se ka tentuar të vrasë dy anëtarë të klanit kriminal të Kavaçit më 27 mars 2016 në Kotorr.

Në dokumentet e policisë, Miliç Minja Shakoviç konsiderohej si një anëtar i lartë i “Klanit Skalp”, por edhe drejtues i degës së Podgoricës, i cili disa herë në disa të fundit ka qenë shënjestër e vrasësve nga “klani Kavaç”

Më 8 shtator 2017, Shakoviç i mbijetoi një atentati pasi vrasësit e qëlluan në gjoks me automatik me pesë plumba në një kafene në qendër të Podgoricës, ndërsa ai priste që t’i lahej automjeti në servis. Atëherë u vra Ivan Nedoviç nga Podgorica, djali i pronarit të servisit, i cili ishte në tavolinë me Shakoviçin. Shakoviç mbijetoi atë ditë, me shumë gjasa falë vëllait të tij Marko, i cili u hodh mbi të dhe e rrëzoi në dysheme.

Në mesin e dhjetorit 2017, dy muaj pasi i kishte mbijetuar plagëve të marra, Shakoviç raportoi në polici se po ndiqte një burrë në rrugë, i cili dyshohet se erdhi në shtëpinë e tij me biçikletë për ta vrarë.

Sipas burimeve të brendshme, për shkak të luftës së gjatë mes klanit “Skalp” dhe “Kavac”, Shakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe i shoqëruar nga sigurimi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img