Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Kush ia hodhi reçipetat në skenë Malumës? Me këtë veprim Kejvina Kthella i futi të gjithë në dyshime

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmjen e djeshme këngëtari kolumbian, Maluma, “ndezi” sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kjo ishte hera e parë që kryeqyteti ynë u përfshi në turin botëror të një artisi me famë boëtërore dhe sigurisht entuziazmi do të ishte shumë i madh.

Një nga momentet më pikante nga koncerti i tij ishte momenti kur dikush i hodhi në skenë këngëtarit një palë reçipeta ngjyrë rozë, skenë e e nxehtë kjo e cila ndodh në çdo koncert të Malumës.

Ai i mori dhe i vari te mbajtësi i mikrofonit teksa pamjet bënë xhiron e rrjetit. Mirëpo, vëmendjen më të madhe në këtë postim e ka marrë komenti i modeles, Kejvin Kthella. Ajo ka komentuar emojin e një zemre të thyer duke ngritur aludimet se mund të jenë hedhur nga ajo.

Megjithatë, ajo nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale nga koncerti dhe ndoshta zemra e thyer ka qenë për faktin që nuk ka mundur të marrë pjesë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese