Hapësire reklamuese

Politikë

Kush i trembet urdhrit të Biden? Arben Malaj: Të gjithë ata që ranë “pre” e babëzisë, Rama të mos ndihet fodull…

Shkruar nga Newsbomb
Kush i trembet urdhrit të Biden? Arben Malaj: Të gjithë ata

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta nga Kuvendi i djeshëm, duke u shprehur se nuk duhet të ekzistonte ky konflikt mes maxhorancës dhe presidencës.

I pyetur për urdhërin ekzekutiv të Joe Biden, Malaj tha se duhet të tremben ata që ranë pre e babëzisë.

Pyetje: Urdhri i Biden për bllokimin e pasurive të të korruptuarve, kush duhet të trembet nga ky urdhër?

Malaj: Të gjithë ata që ranë pre e babëzisë. Liderët e rinj në politikë duhet që të edukohen. Duhet të marrë fund pandëshkueshmërisë.Ta shikojmë nëse Rama do të ndajë pushtet apo do mbajë pushtet vetëm vetë. Do vazhdojë të çojë njerëz mercenarë apo do bëjë punë?Rama të mos ndihet i kënaqur dhe fodull sepse aktualisht fokusi është tek dikush tjetër. Unë mendoj se Rama po pengon integrimin e vendit dhe këtë s’kam frikë ta them edhe përpara shqiptarëve, edhe para të huajve”, u shpreh Malaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.