Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
55 %
1kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
5 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Kush i’a bëri videon? Flet për herë të parë Shukri Xhelili

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në të parin reagim pas videoskandalit, ish­kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili e ka quajtur gjithë sa u pa me zë dhe me figurë, një kurth të ngritur nga kundërshtarët.

Pak orë para se qeveria të firmoste shkarkimin e tij nga detyra dhe para se policia ta shoqëronte në komisariatin e Dibrës, Shukri Halili ka thënë se e gjitha ka qenë kurth.

“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”­ ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi shkruan ‘Panorama’.

Paraditen e sotme, qeveria vendosi shkarkimin e Xhelilit nga posti i kreut të bashkisë Diber.

“Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelilin. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”­ shkruhej në njoftimin e qeverisë.

Pak më pas, policia u shfaq në derën e Xhelilit dhe e shoqëroi në komisariat, lidhur me videon e shfaqur mbrëmë në emisionin “Te paekspozuarit” në “Ora News”, ku shfaqej Shukri Xhelili teksa i kërkonte favore seksuale vajzës 20-­vjeçare në këmbim të nënshkrimit të një kontrate pune në bashkinë që ai drejtonte.

Më shumë


spot_img









spot_img