Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush fshihet pas publikimit të videos? Princi Leka paraqitet në AMP

Shkruar nga Newsbomb
Kush fshihet pas publikimit të videos? Princi Leka paraqitet në AMP

Princ Leka është paraqitur ditën e sotme në zyrat e Agjensinë së Mbikqyrjes Policore, për t’u pyetur për videon e publikuar në rrjete sociale pak ditë më parë. AMP po heton se kush fshihet pas publikimit të videos që tronditi opinionin publik, gjë që nxiti shumë reagime, madje edhe nga vetë Oborri Mbretëror.

Kujtojmë se Princ Leka Zogu depozitoi kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendonte se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Të njëjtën gjë bëri dy ditë parë edhe Elia, e cila denoncoi në Polici ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj.

Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë u paraqit në Komisariatin e Policisë Numër 1. Newsbomb.al soli më herët një pjesë të procesverbalit të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore, ku Leka Zogu tregoi se si ka ndodhur ngjarja. Ndër të tjera, ai bëri me dije se kishte shkuar për të takuar vajzën e tij 3-vjeçare. Por, në oborr ka konstatuar një dollap të nxjerrë pa lejen e tij.

Për këtë ka kërkuar nga administratori i pallatit mbretëror që ta shoqëronte për të takuar vajzën, por dhe për të marrë shpjegime për ndryshimet e orendive shtëpiake në shtëpinë e tij.

Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit, shtetasin S. M., të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas i kam kërkuar atij të më shoqëronte deri te vajza ime e vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këto momente, unë e kam përqafuar vajzën dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese”, ka thënë fillimisht Leka Zogu.

Më tej ka treguar detajet e dhunës së ushtruar teksa shprehet: Reagimi im në këtë situatë ka qenë duke i kërkuar Gjergj Zaharisë që të mos shprehej ashtu në sytë e vajzës sime, duke më ofenduar dhe kërcënuar. I kam kërkuar të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, tha Princi.

Ndërsa, nga ana tjetër Elia Zaharia tha se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci, është tepër e vështirë, si për të dhe familjen e saj. Ajo përshkroi momentet kur gjeti Princin në shtëpi teksa po përpiqej të dhunonte babain e saj 73-vjeçar.

Lexo edhe: Aludimet për kujdestarinë e vajzës, Ish-këshilltari i Familjes Mbretërore: Princ Leka i shokuar, ju tregoj të vërtetën

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese