Në Kosovë janë vrarë shumë aktivistë dhe atdhetarë, vrasjet e të cilëve janë ende pa autor.
Ndërkaq, për këtë shkruan gazetari Flamur Vezaj i cili thotë se këta njerëz kujtohen vetëm për përvjetore e interesa politike fushatash dhe askush duket se nuk është i interesuar të zbardhë të vërtetën.
Kush fshihet pas këtyre vrasjeve!?
Më poshtë keni emrat e disa prej të ekzekutuarve gjatë dhe pas luftës në Kosovë! Jane gazetarë që po investigonin vrasje të ndryshme në atë kohe dhe ish-zyrtarë të lartë të strukturave te LDK-së! Mes tyre edhe polic e ish-ushtarak të lidhur me ngjarje të ndryshme para, gjatë dhe pas luftës!
Për të gjithe nuk ka autor të denuar apo urdhër dhënës për ekzekutimin e tyre! Kujtohen vetëm në pervjetore e raste debatesh për interesa politike e fushata elektorale, sidomos njerëzit e LDK-së, shkruan Vezaj.
Më shumë nga reagimi i Vezajt:
Cfarë është bërë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve, ASGJË! ASGJË!
Emrat dhe datat e vrasjeve:
Kolenel Ahmet Krasniqit, më 21 shtator 1998!
Gazetari Enver Maloku me 11 janar 1999!
Ekrem Rexha (Drini) 8 maj 2000!
Shaban Manaj 23 korrik 2000!
Gazetari Shefki Popova 10 shtator 2000!
Xhemajl Mustafa me 23 nëntor 2001 i afert i Rugoves!
Ismet Rraci me 24 prill 2001 kryetari i Klines!
Gazetari Bekim Kastrati tetor 2001!
Besim Dajaku tetor 2001 ish-shoqerues i Rugoves!
Smajl Hajdaraj me 17 janar 2002 deputet!
Uke Bytyqi 27 tetor 2002 kryetar i Suharekes!
Kolonel Tahir Zemaj me 4 janar 2003!
Policet Isuf Haklaj e Sabahate Tolaj 24 nentor 2003!
Gazetari Bardhyl Ahmeti 3 qershor 2005!
#Atentatet ndaj Ismet Arifi, Nezir Gara, Gani Geci, Adem Salihaj, Fetah Rudi, Ejup Visoka e Agim Veliu (pleshti) etj!
P.S.Ka akoma por nuk i kujtoja te gjithe!
#VrasjetPolitikeTePasluftes#
#MosHarroni#