Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është Vasil Kallupi apo “Vasili i Vjenës” me miliona EURO në parajsa fiskale, LIDHJA me POLITIKANËT shqiptarë nga Nano, Meta e Fino

Shkruar nga Newsbomb

Vasil Kallupi është shqiptari i parë që u zbulua nga dokumentet e “Pandora Papers”, për shumat marramendëse të parave që qarkullojnë në parajsat fiskale.

Sipas këtyre dokumenteve sekrete të rrjedhura në publik, rezultoi se Vasil Kallupi kishte përfituar 3.6 milion euro nga kontraktori i OST, të derdhura në kompaninë e tij e konsulencës ‘AL Energy Transmission’ me disa këste nga kompania Energoinvest.

Por kush është Vasil Kallupi?

Biznesmeni nuk është i panjohur, sidomos mes politikanëve politikanëve të Tiranës. Kallupi njihet si mik i ish-kryeministrit Fatos Nano dhe zyrtarëve të tjerë kryesisht të majtë.

Vasil Kallupi ka mbajtur edhe poste zyrtare në qeveri. Ai ka shërbyer si këshilltar për turizmin, gjatë kohës që këtë ministri e drejtonte i ndjeri Bashkim Fino në vitin 2003.

Por, Vasil Kallupi që jetonte në Vjenë, ishte mik i të gjithëve, i Nanos, i Metës, i Finos, i të gjithëve. Pjesa më e madhe e njerëzve që e njohin tregojnë pasionin e tij për kazinotë, një lidhje e përhershme me politikanët për këtë shkak, dhe vizitat e tij të shpeshta në Budva, hotel Majestic apo edhe në Selanik.

Vasil Kallupi, i pari që hynte në ato mjedise, i fundit që dilte.

Nga profili i tij në rrjetet sociale shihet se Kallupi ndan shpesh linqe artikujsh të këngëtareve apo vajzave VIP të botës se modes dhe jo vetëm. Dhe këtë e provojnë më së miri edhe njerëzit që e rrethojnë. Apo për aktivitetin e tij ato pak vite që punoi si këshilltar në Shqipëri.

Bashkëshortja e tij Dëshira ka një dyqan rrobash pikërisht në rrugën përballë Parlamentit të Shqipërisë, por tjetër aktivitet në vend, nuk u rezulton.

Ndërkohë që më së shumti, kanë qendruar në Vjenë, ku kanë edhe shtëpinë.

Në ato vite, pra në vitet 2000, Vasili që në qarqet politike shihej si “Vasili i Vjenës”, njihej më shumë për njeri hokatar, njeri që rrinte me të mëdhenjtë në pasionin e tij për kazinotë, që shpenzonte shumë para, por që nuk dihej origjina e tyre, edhe pse tashmë pasi doli skandali për “Pandora Papers” po kuptohet fare qartë se nga e kanë pasur origjinën.

Gjithsesi, dëshirat dhe pasionet e tij individuale, nuk kishin të bënin me profilin e punës që ai ndiqte. Miqtë e tij sot, janë po aq të habitur nga dalja e emrit të tij, si shqiptari i parë në Pandora Papers.

Kompanisë së tij “offshore”, një transfertë prej 1.5 milion euro i është bërë me 26 prill 2013, një muaj pasi AL Energy Transmission u regjistrua.

Ndërsa paratë janë tërhequr kryesisht me kartë debiti, të posaçme për udhetime nga Vasili, gruaja e tij Dëshira dhe nipi të saj, Sokol Sferdelli.

Deshira Kallupi

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.