
Gazetari Artan Hoxha ka qënë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku dhe ka folur lidhur me goditjet e fundit që SPAK ka bërë.
Gjatë fjalës së tij Hoxha foli edhe për një personazh i quajtur “Toto Rina”, i cili sipas tij është zbërthyer nga Prokuroria.
Hoxha ka bërë me dije se “Toto Rina”, ka komunikuar me grupin e ekzekutorëve dhe me ish-pjesëtarin e Forcave Speciale, Bujar Gërmizin, ku ky i fundit ka bërë lidhjen midis personave që kanë bërë porosinë dhe ekzekutorëve.
“Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Toto Rina”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar. Ai e ka nofkën “Toto Rina” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë”, tha gazetari.
11 urdhër-arreste u lëshuan dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme për një grup kriminal që dyshohet se është përfshirë në tentativë vrasje, drogë dhe pastrim parash. Në pranga deri tani kanë rënë pesë shtetas, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Ervin Mata dhe Eralb Breçani.
LEXO EDHE: Gazetari: Mata erdhi Shqipëri me kokën e organizatës më të madhe të drogës në Bolivi
Në pranga bashkë me Erzen Breçanin dhe Dedan Gjonin, ra edhe Bujar Gërmizi, i cilësuar si “i forti” i Kukësit dhe Besmir Mustati, sepse dyshohet se po planifikonin vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë në Angli, për shkak të prishjeve të pazareve të drogës.