Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është shqiptarja pjesë e grupit kriminal që trafikonte të mitura

Shkruar nga Newsbomb
Kush është shqiptarja pjesë e grupit kriminal që trafikonte

Policia greke ka vënë në pranga një grua me origjinë shqiptare dhe dy shtetas grekë, të cilët akuzohen për trafikimin e qenieve njerëzore, kundrejt përfitimit ekonomik.

Sipas drejtorisë anti trafik të policisë Greke, është arrestuar 31 vjeçarja Lorela Kapaj, Stefanos Nestoras dhe Dhorgjiaqis Petros, pasi akuzohen se kanë trafikuar dy vajza të mitura, njëra prej të cilave ishte shqiptare.

Policia thotë se Kapaj gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë. Këta të fundit pasi kryen disa herë marëdhënie seksuale me vajzat, i nxorrën fotot e tyre në faqe pornografike. Kundrejt një shume parash, dy grekët organizonin takime mes të miturave dhe klientëve të interesuar.

Në bazë të hetimeve rezulton se janë kryer të paktën 10 takime, ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marëdhenie seksuale me të miturat.

Kapaj dhe dy shtetasit grekë kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat, teksa brenda do të dërgohen në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese