Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është SHQIPTARI “koka” e bandës së trafikut të kokainës në Spanjë, në gjykatë pranoi se...

Shkruar nga Newsbomb

Një shqiptar ka dalë para gjykatës së Pontevedra në Spanjë dhe ka pranuar se ishte ai kreu i një bande që merrej me trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptari i identifikuar si Afrim.H., doli bashkë me tre persona të tjerë para gjykatës. Ai tregoi se droga merrej në Valencia dhe para se të shpërndahej dërgohej në një banesë në Pontevedra. Ndaj të akuzuarve Prokuroria ka kërkuar 60 vite burg, ndërkohë që dënimi do të jepet në një seancë të mëvonshme.

Mediat vendase shkruajnë se të pandehurit kanë treguar se në dhjetor të vitit 2015 kishin marrë një sasi prej 10 kilogramësh heroinë në Valencia, të cilën e kishin mbajtur për një kohë të caktuar në dyshemenë e banesës së tyre në Sanxenxo, Pontevedra.

Ndërsa më pas kanë treguar se e kanë shpërndanë tek klientët e tyre, të cilët merreshin me shitje me pakicë. Ndërsa banesa e tyre ishte kthyer në një laborator droge, ku krahas lëndës narkotike u gjetën dhe armë dhe dokumente të falsifikuara.

Mësohet se për trafikun e drogës ata përdornin katër makina, të pajisura me vende të posaçme për fshehjen e drogës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.