Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kush është serbi nga Prishtina që po i organizon protestat kundër Vuçiç?

Shkruar nga Newsbomb
Kush është serbi nga Prishtina që po i organizon protestat

Ditën e sotme janë organizuar protesta në të gjithë Serbinë kundër regjimit të Aleksandër Vuçiçit. Protestuesit po kërkojnë nga ai që të shfuqizojë ligjin për referendumin në Serbi që e ka nënshkruar së fundmi dhe ligjin për eksproprijim të pronës me të cilin u mundësohet një kompanisë multinacionale anglo australiane Rio Tinto që të hapë minierën e litiumit në Serbi, për çka organizatat ambientaliste që veprojnë në Serbi dhe ekspertët atje janë duke kundërshtuar me arsyetimin se në Serbi po shkatërrohet ambienti.

Zyrtarët serbë ndërkaq kanë thënë se për apo kundër kësaj kompanie qytetarët serbë do të shprehen në referendum. Por, kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Serbi pasi me ligjin e ri për referendumin ka ndryshuar censusi.

Vuçiç ka mohuar që këto ndryshime po bëhen për t’i mundësuar kompanisë së minierave që të nisë punën me vullnetin e popullit.

Pikërisht referendumi dhe ligji për eksproprijim që lidhet me minierën e litiumit, ka nxitur protesta masive në mbi 30 qytete në Serbi ku jane bllokuar korridore të rëndësishme rrugore. Ditëne sotme presidenti ka akuzuar njërin prej organizatorëve të protestave Savo Manojloviç të cilin e ka lidhur me Fondacionin Rockfeller nga i cili sipas tij Manojlovic merr para.

“Aktivisti Savo Manojlovic thotë që unë ta shfuqizoj ligjin për referendumin, mua kjo nuk më shkon ndërmend, pasi sapo e kam nënshkruar. Serbinë nuk do ta udhëheq as Manojloviq e as Rockfelleri pa i fituar zgjedhjet” ka thënë Vuçiq me ironi.

E Savo Manojloviç i cili po akuzohet nga Vuçiç ka mohuar se Fondacioni Rockfeller është duke e financuar organizimin e protestave.

Manojloviç që është i lindur në Prishtinë në vitin 1986 dhe i shkolluar në Harvard, ka thënë se këtë po e bëjnë qytetarët atje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll