Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është Sabri Demiri, shqiptari që qëndron në krahun e djathtë të Erdoganit?

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është një nga figurat politike më me ndikim.  Njeriu i cili është në krye të shtetit që përditë dhe më shumë po dëshmohet si superfuqi, ka pas vetes një skuadër të fuqishme të cilët e mbrojnë dhe kujdesen për të. Por, kush qëndron në krahun e djathtë të liderit historik të Turqisë? Rexhep Taip Erdogan ka një staf të tërë të cilët kujdesen për sigurinë e tij, daljet e tij në publik dhe ata që e informojnë për çdo gjë çfarë ndodh në Turqi e në vendet e Europës. Sipas asaj që mediat e huaja kanë raportuar ndër vite, siguria e Erdoganit është tejet e fortë, madje të gjithë ata që kujdesen për presidentin nuk lejojnë që “t’i afrohet as miza” dhe kujdesen që në çdo dalje dhe për çdo temë ai të jetë i mirë informuar për gjithçka. Por, një nga njerëzit më të afërt që Erdogan e mban ngado ku shkon është Sabri Demiri, shqiptari serioz, i përgjegjshëm dhe kompetent i cili ka fituar besimin e numrit një të Turqisë dhe aktualisht mban postin si Këshilltar i Erdoganit për Ballkanin. Sabri Demiri i cili shfaqet kudo ku është Erdogani është shqiptari nga Maqedonia. Ai së bashku me familjen e tij para shumë vitesh lanë vendlindjen e tyre, Shkupin, dhe u nisën drejt Turqisë, pa e ditur që do të vinte dita që do të bëhej një nga këshilltarët kryesore të Erdoganit. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në vendlindje. Në vitin 1992 ishte regjistruar në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin e Teologjisë, por nisja e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë kishte bërë që ai të largohej nga aty, për të vazhduar rrugën për në Damask të Sirisë ku përfundon studimet në Institutin e Gjuhës Arabe. Në vitin 1994 ai u zhvendos në Turqi. Një vit pas përvetësimit të gjuhës turke, nis studimet themelore dhe ato të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Marmara. Momentalisht jeton në Ankara me familjen e tij të ngushtë, që përbëhet nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Prindërit dhe të afërmit i ka në Maqedoni. Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit,  aso kohe kryeministër i Turqisë, u emërua këshilltar i tij, punë të cilën e ka vazhduar deri në vitin 2014. Në kohën kur Erdogan merr pozitën e kreut të shtetit, emërohet këshilltar për Ballkanin, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht. Siç mund ta shihni dhe nga pamjet, Demiri ka qenë krah Presidentit Erdogan edhe gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e djeshme në Turqi. Në momentin që kreu i qeverisë shqiptare, mbërriti në Presidencë, Erdogan shkëmbeu dhe një batutë me kryeministrin Rama si dhe me Demirin.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

Në një intervistë të dhënë para disa vitesh Erdogan ka pohuar se që në momentin kur u bë pjesë e kabinetit të presidentit po i ndryshon epoka.  Ai është shprehur se Erdogan e nderon dhe çmon shumë kombin e tij dhe ka një qasje vëllazërore ndaj shqiptarëve. “Sepse, Erdogani e nderon dhe e çmon shumë kombin tim, E ka një sinqeritet dhe dashamirësi ndaj shqiptarëve; një qasje vëllazërore ndaj nesh”, thotë ai. Foto arkiv/ Demiri, së bashku me presidentin shqiptar, Bujar Nishanin, dhe shefin e tij, Erdoganin Foto arkiv/ Demiri, së bashku me presidentin shqiptar, Bujar Nishanin, dhe shefin e tij, Erdoganin   Ne foto: Edi Rama, Hakan Fidan, Erdogan dhe Sabri Demiri Ne foto: Edi Rama, Hakan Fidan, Erdogan dhe Sabri Demiri   Në një intervistë të dhënë para disa vitesh Erdogan ka pohuar se që në momentin kur u bë pjesë e kabinetit të presidentit po i ndryshon epoka. Ai është shprehur se Erdogan e nderon dhe çmon shumë kombin e tij dhe ka një qasje vëllazërore ndaj shqiptarëve.  “Sepse, Erdogani e nderon dhe e çmon shumë kombin tim, E ka një sinqeritet dhe dashamirësi ndaj shqiptarëve; një qasje vëllazërore ndaj nesh”, thotë ai. I vetëdijshëm për peshën e punës së tij në ndërtimin e marrëdhënieve mes vendimmarrësve në Turqi dhe atyre në trojet tona, angazhohet që presidenti turk gjithnjë të ketë informata të sakta për zhvillimet politike, sociale dhe kulturore në vendet ku jetojnë shqiptarët. Për të sot askush nuk mund ta mohojë se populli të cilit ai i takon është faktor determinues për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. “Raportet e shtetit turk me dy shtetet shqiptare, me Kosovën dhe Shqipërinë, po intensifikohen dita-ditës. Ndërsa, është botërisht e ditur se kemi raporte të një parneriteti strategjik. Dua te them se presidenti Erdogan e sheh raportin me shqiptarët si marrëdhënie pa kushte”, ka shtuar ai. Demiri, me shefin e kabinetit të presidentit Erdogan, duke bërë shqiponjën Demiri, me shefin e kabinetit të presidentit Erdogan, duke bërë shqiponjën Demiri ka folur edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se me shqiptarët në Maqedoni, në Malin e Zi janë në kontakte të vazhdueshme, dhe se mbështeten organizatat e tyre në funksion të përmirësimit të jetesës së banorëve të këtyre pjesëve. Ai madje ka kujtuar dhe një detaj tepër interesant për lidhjen e Erdoganit me vendlindjen e tij, duke bërë me dije se aso kohe “për Bajramin e Vogël, presidenti turk një pjesë të kurbanit e kishte dedikuar për Shkupin”. “Shkupin’, tekstualisht kështu. Është diçka simbolike, por domethënëse se si një presidenti me aq shumë obligime e përgjegjësi i kujton banorët e këtij qyteti. Mos të flasim për ditët kur qyteti im i lindjes u prek nga vërshimet e kur nga Turqia u dërguan qindra maune me ndihma”, ka thënë Demiri ndër të tjera në intervistën e dhënë para 7 vitesh. Sabri Demiri dhe Erdogan Sabri Demiri dhe Erdogan          

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese