Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Kush është pronari i “Porcelanosa” biznesmeni, të cilit Policia i bllokoi 4 milion euro pasuri (EMRI+FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d125a69df239b9fb8a2b20bcfc497126

Ditën e sotme Policia e Shtetit njofton se ka konfiskuar një pasuri prej 4 milion euro, një bisnesmeni të njohur në vend që merret me tregtimin e hidrosanitareve.

Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Nikolin Janina, i cili njihet ndryshe si pronar i kompanisë “Alba Ceramica”, që gjerësisht njihet me emrin “Porcelanosa”. Në arsyetimin e këtij vendimi të Policisë së Shtetit është një fletë-arresti e mbërritur nga Spanja, e cila e akuzon Janinën për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se pronat që janë vënë nën sekuestro janë 2 garazhe në Tiranë, sipërfaqe toke në Himarë, Porto Palermo, Llaman dhe Drimadhë. Gjithashtu nën sekuestro janë vënë dhe 4 banesa në zona të shtrenjta të kryeqytetit.

Ndërkohë pas mbërritjes së informacionit nga Policia spanjolle dhe nisjes së procesit të sekuestros, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet për biznesmenin Nikolin Janina.

Ndërkohë pas këtij vendimi të policisë, biznesmeni vazhdon të jetë i lirë, për shkak se autoritet spanollje nuk kanë sjellë një dosje të definuar që do të çontë në arrestimin e Janinës.

Më tej mësohet se hetimi ndaj biznesmenit Nikolin Janina kishte filluar që në muajin korrik, fillimisht nga Prokuroria e Tiranës që më pas ia kaloi për shqyrtim Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila në shtator mori vendimin për të sekuestruar një pasuri që e kalon shifrën e 4 milion eurove në total. 

12747553_1743672595862812_1259535785_a.jpg

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img