Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është Prokurori i shkarkuar sot, ‘eksperti bastexhi’ që fitoi mijëra dollarë

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Artur Selmani.

Selmani mbante postin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme por KPK ka vendosur ta shkarkojë pasi ai nuk justifikonte pasurinë dhe kishte bërë deklarim të pasaktë.

Selamani bëri bujë në medie një vit më parë kur vendosi të garojë për postin e kryeprokurorit. Nga verifikimet rezultonte se prokurorit i “kishte rënë fati” disa herë në lloto sportive. Selmani ka fituar një lloto sportive në vitin 2007 plot 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.

Por nuk përfundon me kaq. Në vitin 2008 Selmanit i ka ecur sërish fati dhe fiton një tjetër skedinë prej 2 mijë dollarësh. Sërish në vitin 2009 skedina fituese në lloto i sjell atij 4 mijë dollarë të tjera.

Pra në një hark kohor prej 3 vitesh prokurori tha se ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive. Mesa duket këto deklarime të hershme të Selmanit pranë ILDKPI, nuk kanë bindur askënd dhe sot është vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.