“Në dokumentat e Panamasë, 10 mijë faqe janë për Shqipërinë”
Në dokumentat e kompanisë “Mossack Fonseca”, 10 mijë faqe janë vetëm për Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” në Tv Klan, i cili është shprehur se nga informacionet që ai disponon, 10 mijë faqe të “Panama Papers” përmbajnë informacione për vendin tonë.
Hoxha ka shtuar se ka përpjekje nga mediat dhe gazetarët për t’i sjellë këto dokumenta në Shqipëri dhe nga fillimi i muajt maj pritet të ketë zhvillime pozitive.
Sa i përket përfshirjes së emrit të biznesmenit Ismail Mulleti, Artan Hoxha theksoi se ai nuk është problemi, sepse pas tij fshihen njerëz të tjerë.