Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është Petrit Fusha, ish-prokurori që mbylli hetimet për Ardit Gjoklajn

Shkruar nga Newsbomb

Petrit Fusha, ish-prokurori i Tiranës i cili u mor sot i pandehur pasi akuzohet për veprën penale mos-deklarim të pasurisë mbahet mend më së shumti për mbylljen e hetimeve për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Trupi i Ardit Gjoklajt u gjet i masakruar mesditën e 7 gushtit të vitit 2016 në lanfillin e Sharrës.  Kjo çështje kaloi në duart e Petrit Fushës dhe u mbyll nga vetë ai duke e lënë në errësirë dhe enigmë vdekjen e adoleshentit. Mbyllja e kësaj dosje solli dhe një sërë akuzash nga Partia Demokratike, e cila ngriti dyshime dhe publikoi herë pas here fakte të cilat hidhnin dyshime edhe për dosje të tjera korruptive nga Petrit Fusha, në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

LEXO EDHE: Durrësi çon në gjyq ish-prokurorin Fusha, ndër njerëzit më të pasur të drejtësisë

“Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Çim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Të gjithë e kanë parë në atë kohë foton, kur Veliaj drekonte me vëllain kryeprokuror të trafikantit të drogës”, thuhej në komunikatat e Partisë Demokratike.

Ne foto: Ardit Gjoklaj Ne foto: Ardit Gjoklaj

Rreth tre vite më vonë, më 6 mars 2019 Petrit Fusha dha dorëheqje në mënyrë të papritur, nga detyra. Ne tekstin e dorëheqjes ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme shprehej se pas 32 viteve punë në shërbim të Prokurorisë, kërkoi që përvojën ta përdorte në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Sa i përket pasurive të tij, Fusha mund të futet te “peshqit e mëdhenj”. Përveç milionave të pasurisë, ai është akuzuar edhe për lidhjet me trafikantë dhe kriminelë, pasi i implikuar në këtë drejtim është vëllai i tij, Sylejman Fusha, eksponent i njohur i trafikut të drogës, i arrestuar në Spanjë.

Petrit Fusha e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1987. Ai ka ushtruar funksionin e prokurorit për më shumë se 15 vjet në Prokurorinë e Tiranës dhe prej vitit 2013 u emërua drejtues i kësaj Prokurorie. Në vitin 2017, Fusha u emërua prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese