Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Kush është ‘Padrino i drogës’ që u ekzekutua te Piramida, në 1998 u arrestua në STAMBOLL me 30 kg heroinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6140bc5d7516958e22d8098ca5e0ac9d

Behar Sofia, i njohur dhe me emrin Fatmir Sofia, ekzekutua mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës, pranë Piramidës. 66 vjeçari është gjetur i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur.

Forca të shumta policie blinduan menjëherë zonën, të dyja anët krah lumit Lana, ndërsa në vendngjarje zbriti dhe vetë kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi, shkruan newsbomb.al. Deri tani nuk ka ndonjë person të dyshuar apo pistë ku policia po heton konkretisht, por në të gjitha rrugët janë ngritur pika kontrolli.

Behar Sofia nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale. 66 vjeçari nga Berati njihej me nofkën “Padrino i drogës”.

Kush është Behar Sofia

Viktima njihej si ‘Padrino i drogës” në Shqipëri, pasi ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe veprimtari të tjera kriminale.

Për herë të parë në Shqipëri, emri i tij ka dalë në ngjarjen e gushtit 2009, ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Gjatë kësaj ngjarje ka qenë i pranishëm edhe Behar Sofia, të cilit i është vënë shpesh eksploziv bizneseve të tij.

Këto biznese i ka pasur afër stadiumit Dinamo të Tiranë, por tashmë nuk i ka më.

Por emri i Behar Sofisë del dhe më herët në skenën e krimit, shkruan newsbomb.al. Ai është arrestuar në vitin 1998 në Stamboll me 30 kg heroinë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img