Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Kush është njëri nga dy vëllezërit e rrezikshëm që u kap sot/ Plagosën 4 vetë në Laprakë para 4 vitesh

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

RENEA ka zhvillilluar një operacion mbrëmjen e djeshme në qytete të ndryshme, ku u bë i mundur edhe arrestimi i  Astrit Seferit, autori i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017.

Policia njofton se Seferi u arrestua në Mamurras.

Astrit Seferi në vitin 2017 së bashku me vëllain e tij në zonën e Laprakës, në rrugën “Gjergj Legisi”, plagosën 4 persona.

Të plagosur në këtë ngjarje mbeti Eljon Leka, 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç. Atë kohë raportohej se debati kishte nisur më parë, ndërsa ditën që ndodhi ngjarja Arbeni Seferi dhe vëllai i tij, kishin shkuar në lokalin e Eljon Lekës për t’u sqaruar, por që konflikti degjeneroi në përdorimin e armës dhe mbetën të plagosur katër persona.

“Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas” njofton policia në lidhje me arrestimin e Astrit Seferit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img